Adelina Tahiri uron të birin për 1-vjetorin me urimin më të bukur.

0 33

Më 27 gusht të vitit 2018, këngëtarja e njohur Adelin Tahiri u bë nënë për herë të parë.

Adelina solli në jetë një djalë, që së bashku me partnerin e saj, avokatin Serjoza Markov, vendosën ta pagëzonin me emrin Jon.

Sot, Joni mbush plot 1 vit jetë dhe këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me të voglin në krahë, të cilin e ka ngritur drejt qiellit.

“Falenderoj Zotin që të kam! Urime ditëlindjen e parë jeta mamit! Shëndeti dhe lumturia qofshin gjithmonë me ty.”- shkruan Adelina krahas fotos.

Dhe stafi i info.al i uron Jonit gëzuar ditëlindjen!


Leave A Reply

Your email address will not be published.