Aeroporti më i mirë në botë. Me një pyll, park zbavitës dhe shumë më tepër

0 17

Udhëtimi përmes një aeroporti nuk është gjithmonë një eksperiencë emocionuese, kështu që zgjedhja e restoranteve, bareve dhe argëtimi në terminal mund të jetë një sfidë jo e lehtë.

Por, ka një aeroport që ka arritur të marrë çmimin si Aeroporti më i Mirë në botë në çmimet Skytrax të vitit 2019.

Bëhet fjalë për Aeroportin e Changi në Singapor i cili ka kryesuar listën për të shtatin vit radhazi.

Në fakt, aeroporti ka pësuar kohët e fundit një përmirësim të madh që ka kushtuar 1.7 miliard dollarë, dhe ka aq shumë në ofertë sa që udhëtarët do të shpresonin që fluturimet e tyre të vonohen.

Po flasim për aeroportin që ka një “pyll të brendshëm”, ujëvara shumëngjyrëshe, madje edhe një park zbavitës për familjet.

Dhe së fundmi aeroporti ka hap një hapësirë, zgjerimin e saj të ri që përmban mbi 280 dyqane dhe restorante, dhe jo vetëm.

Dhe për ata që me të vërtetë dëshirojnë të shfrytëzojnë më shumë kohën e tyre atje, kjo hapësirë do të mburret edhe me hotelin e tij 130 dhomësh.

Ndryshe, sipas po të njëjtës listë, këta janë top 10 aeroportet botërore për vitin 2019.

  1. Changi – Singapor
  2. Haneda – Tokio
  3. Incheon – Seul
  4. Hamad International Airport
  5. Aeroporti i Hong Kongut
  6. Centrair Nagoya
  7. Aeroporti i Mynihut
  8. Heathrow – Londër
  9. Narita – Tokio
  10. Aeroporti i Zyrihut

Leave A Reply

Your email address will not be published.