Afërdita Dreshaj merr dhuratën luksoze nga e motra një ditë para ditëlindjes

0 9

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj, mbush ditën e nesërme plot 33-vjeç.

Motra e saj, Jehona, i ka dhuruar modeles një palë shapka “Hermes” në ngjyrë të bardhë, të cilat kushtojnë plot 740 dollarë.

“Dhurata e ditëlindjes erdhi herët. Faleminderit dashuria ime e përjetshme.”- shkruan Afërdita krahas postimit ku tregon dhuratën dhe etiketon motrën e saj.

Afërdita tërheq vëmendjen me udhëtimet e shumta, pushimet në vende luksoze, veshjet e markave më të njohura si dhe dhuratat e shumta që i bën bashkëshorti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.