Aktorja e famshme e Hollivudit zbulon origjinën çame! Ja historia!

0 57

Aktorja e njohur e Hollivudit, Rita Wilson ka bërë një dedikim mjaft prekës në Ditën e Nënës.

Ajo publikoi një foto në Instagram, ku kishte dalë me të ëmën, për të treguar një histori frymëzuese të sakrificave që kishte bërë.

Rita zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka origjinë çame dhe është arratisur nga malet gjatë luftës.  Ajo kujton momentet që kishte kaluar me të, shakatë që bënin apo ushqimin që i shijonte aq shumë nga dora e saj.

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeçe dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndane dy shtetet. Nëna ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë kurajoje që kishte?! Njësoj si nëna ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte. Gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, shkruan Rita sipas “Tirana Post” në dedikimin për gjyshen.

Ky postim është pëlqyer nga më shumë se 20 mijë persona mes të cilëve edhe kolegë të famshëm të aktores si Julia Roberts, e cila i ka lënë një koment Ritës në Instagram:

“Të dua Rita! Shumë bukur me nënën tënde të mrekullueshme!”

Rita Wilson ka luajtur një sërë filmash të famshëm mes të cilëve “Sleepless in Seattle”, “Mama mia”, “My Big Fat Greek Wedding” etj.

Ajo është bashkëshortja e Tom Hanks dhe u nderua edhe me një yll në Bulevardin e Famës në mars të këtij viti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.