Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, Joni i bën dedikimin e bukur

0 7

Ardit Gjebrea feston sot ditëlindjen.

Ai mbush 56 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë urime pafund nga miq dhe të afërm.

Por edhe pse ndodhet shumë larg Shqipërisë, nuk ka munguar urimi i djalit të tij Jon, i cili prej disa kohësh është larguar duke u zhvendosur në SHBA me të fejuarën e tij, Merlin.

Joni ka shkruar fjalët më të bukura për të atin në Instagram.

“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”

Arditi është emocionuar shumë nga ky urim dhe e ka ripostuar në Instagramin e tij.

I urojmë Arditit shumë vite të lumtura pranë njerëzve që do!

Leave A Reply

Your email address will not be published.