Arjola Shehut i besohet projekti i madh për prezantim

0 20

Pas suksesit në “Netët e klipit shqiptar” Arjola do të prezantojë projektin e madh televiziv të “Miss Shqipëria 2019”.

Nëpërmjet një postimi në Instagram moderatorja ka zbuluar se organizatorët ia kanë besuar asaj skaletën e eventit i cili do të kurorëzojë më të bukurën shqiptare.

“Sa e lumtur jam që prezantimi i “Miss Shqipëria 2019” më është besuar mua. Mbrëmjen e 6 korrikut ju pres në Libohove, ku do të përzgjedhim më të bukurën shqiptare. Faleminderit Alda Bida dhe Petrit Bozo”, shkruan Arjola në Instagram.

“Miss Shqipëria 2019” do të mbahet në 6 korrik në Libohovë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.