Beatrix Ramosaj tregon eksperiencën e tmerrshme që i ndodhi dje. “Nuk lëvizja dot”.

0 6

Beatrix Ramosaj ka publikuar në Instastory një shkrim që na ka habitur . Këngëtarja shprehet se mbrëmjen që shkoi ka kaluar një paralizë në gjumë, fenomen ky i cili ju ndodh disa njerëzve.

“Kam përjetuar paralizë në gjumë, mbrëmjen që shkoi për herë të dytë në jetën time dhe është gjëja më e tmerrshme që kam provuar ndonjëherë. Kjo gjë nuk është shaka. Nisa të dëgjoja zëra dhe nuk mund të bërtisja apo të lëvizja trupin, përveç syve. Isha shumë e frikësuar dhe e kisha të vështirë të kthehesha në shtrat për të fjetur sërish”,- shkruar Beatrix.

Ky fenomen nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, megjithatë ka disa pasoja.

Gjatë një kërkimi në internet kuptuam se paraliza e gjumit është një ndjenjë e të qënit i vetëdijshem por i paaftë për të lëvizur. Kjo ndodh kur një person kalon në mes të fazave të zgjimit dhe të gjumit. Gjatë këtyre tranzicioneve, mund të mos jeni në gjendje të lëvizni ose të flisni për disa sekonda deri në disa minuta, e gjithashtu mund edhe te keni halucinacione gjatë kësaj periudhe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.