Bill Gates parashikon profesionet që do të jenë më të kërkuarat në të ardhmen.

0 22

Bill Gates , njëri ndër më të pasurit në botë është “i përkushtuar” për të ardhmen.

Ai shpesh punon me hulumtues dhe vizionarë, lexon libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon projekte.

Në bazë të të dhënave të cilat i ka grumbulluar, Bill Gates konkludon që njerëzit e këto tri fushave që tani do të jenë më të kërkuarit: shkencave, inxhinierisë dhe ekonomisë.

Të punësuarit me përvojë nga këto fusha do të jenë “agjentët e ndryshimeve në të gjitha institucionet”, i thotë Gates kryeredaktorit të Linkedln, Daniel Roth.

– Mendoj në njohjen themelore të shkencës, shkathtësive matematikore dhe ekonomisë – shumë karriera në të ardhmen do të jenë të lidhura me këto gjëra – thekson Gates.

Siç thotë ai, nuk është e thënë të jesh ekspert, mirëpo nëse keni shkathtësi mendimi, do t’ju ndihmojë shumë.– Nuk është e thënë që ju të shkruani kodin, mirëpo patjetër duhet të kuptoni çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çka nuk munden – thotë bashkëthemeluesi i Microsoftit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.