Bleona merr pjesë në një serial të ri

0 9

TBleona Qereti po vazhdon karrierën e saj në Amerikë dhe momentalisht është duke shijuar suksesin e saj. Prej kohësh e kemi parë emrin e saj në maja të klasifikimeve, por mesa duket ajo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Bleona do të jetë pjesë e një seriali të ri, i quajtur ‘Paper Empire’, i cili është ende duke u xhiruar. Ditën e djeshme ajo ka publikuar për ndjekësit e saj pamjet e para të xhirimeve, ku shfaqet me një fustan të shkurtër, të bardhë dhe pak të hapur. Nuk e dimë ende se cili do të jetë roli i saj, por duhet të themi se kjo nuk është hera e parë që Bleona merr pjesë në një film të ‘Hollywood’. Xhirimet e serialit momentalisht po bëhen në Miami, Florida.

View this post on Instagram

#paperempire #set 💕 #tvshow

A post shared by Bleona (@bleona) on

Leave A Reply

Your email address will not be published.