Blerim Destani njofton suksesin e radhës, Ermali i lë komentin epik

0 7

Blerim Destani ka lajmëruar me anë të një postimi në “Instagram” pjesëmarrjen e tij në një film që do të ketë si kast aktorësh shumë emra të njohur. E teksa ka marrë sërë urimesh nga miqtë dhe ndjekësit, vëmendje ka tërhequr komenti komik i moderatorit Ermal Mamaqi.

“Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punoj përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”-ka shkruar Blerim Destani. “Nuk e kuptoj çfarë ka Robert De Niro më shumë që e kanë vënë para teje”- ka shkruar Ermal Mamaqi, duke shkaktuar kështu mjaft të qeshura.

Ky nuk është projekti i parë kinematografik për Blerim Destanin. Aktorin e kemi parë edhe më parë të luajë krah yjeve botërorë. Përmendim këtu filmin “The Poision Rose”, ku Blerim Destani aktron përkrah John Travoltës dhe Morgan Freeman.

Leave A Reply

Your email address will not be published.