Capital T zbulon surprizën gjigande për të gjithë fansat e tij

0 14

Capital T një prej reperëve më të dashur për publikun shqiptar dhe ndër më suksesshmit. Ai ka zbuluar se më në fund ëndrra e jetës së tij që në fillimet e karrierës po bëhet realitet.

Kjo ëndërr konsiston me realizimin e një koncerti recital për fansat e tij.

Capital T, ka zgjedhur Tiranën për të organizuar këtë koncert me datë 19.09.19.

Në videon e postuar në instagram, Capital T zbulon se si do të jetë e ndërtuar edhe skenografia e koncertit. Gjithçka duket të jetë e kuruar deri në detaje.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës sime, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar Capital T ne postimin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.