Çfarë ndodh me trupin e njeriut pas lënies së duhanit

0 15

Më poshtë e keni listën me mënyrat se si trupi shërohet pasi e lini duhanin:

1: Rikthehet në normalitet niveli i oksigjenit në trup brenda 8 orëve që e lini duhanin

2: Kur e lini duhanin, ju forcohen shqisat e nuhatjes dhe shijes

3: Qarkullimi i gjakut përmirësohet brenda 20 minutave që e lini duhanin

4: Pasi e lini duhanin, ju do të keni më pak probleme me koll dhe infeksione

5: Do të keni më shumë energji

6: Pas 5-10 vjetëve që e lini duhanin, rreziku i sëmundjeve të zemrës barazohet me të një personi që nuk ka pirë duhan asnjëherë

7: Frymëmarrja përmirësohet dukshëm, ku pas vetëm tre muajve kapaciteti i mushkërive rritet për 40%

8: Pas pesë vjetëve, rreziku i kancerit në lukth, gojë, fyt, ezofag dhe mushkëri zvogëlohet për 50%

9: Sistemi i imunitetit forcohet

10: Goja mban aromë më të mirë

11: Bëheni më mendjemprehtë

12: Flokët tuaj bëhen prapë të shëndetshëm sepse qelizat fillojnë të shërohen.

Ndonëse thuajse të gjithë njerëzit sot janë të vetëdijshëm për rreziqet që i sjell pirja e duhanit, vetëm në Amerikë rreth 38 milionë qytetarë pinë duhan.

Sipas të dhënave, zakonisht pirja e duhanit është më e zakonshme në vendet më të varfra, te meshkujt, te njerëzit që nuk kanë kryer shkollë, te ata që janë të varfër, si dhe te ata që kanë strese psikologjike.

Pirja e duhanit mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore. Në fakt, vetëm në një cigare gjenden rreth 5,000 kimikate të ndryshme.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, pirja e duhanit shkakton më shumë vdekje në vit sesa shkaktarët e mëposhtëm së bashku:

– HIV-i
– Abuzimi me droga
– Abuzimi me alkool
– Aksidentet motorike
– Incidentet me armë

Mbi dhjetëfish qytetarë amerikanë kanë vdekur nga pirja e duhanit sesa që është numri i viktimave në të gjitha luftërat e SHBA-së

Pirja e duhanit i shkakton rreth 90% të të gjitha vdekjeve të kancerit në mushkëri. Kanceri në mushkëri shkakton më shumë vdekje te femrat sesa kanceri i gjirit

Pirja e duhanit e rritë rrezikun e shkallës së vdekjes te të dy gjinitë

Vlerësimet tregojnë se pirja e duhanit e rritë rrezikun:
– Për sëmundjet e zemrës deri në katërfish
– Për sulmet e trurit deri në katërfish
– Te meshkujt për zhvillimin e kancerit në mushkëri deri në 25fish, ndërkaq te femrat deri në 25.7fish


Leave A Reply

Your email address will not be published.