Cilat janë pesë shtetet më të pasura në botë?
Të dhënat nga “Global Finance Magazine” tregojnë se cilat janë shtetet më të pasura në botë. Pasuria e një shteti është bazuar në GDP.
GDP (Gross Domestic Product) është sasia e mallrave dhe shërbimeve të cilat ofrohen brenda shtetit dhe që gjenerojnë të ardhura.
5. Brunei
Brunei është shtet i Azisë Juglindore ku eksportet e naftës të papërpunuar e përbëjnë 90% të ekonomisë së shtetit.
Shteti i tërheq biznesmenët nga anë e mbanë bota për ta vizituar vendin dhe për të shkëmbyer në industrinë e naftës.
Turistët gjithashtu mund ta vizitojnë parkun nacional Ulu Temburong, të provojnë ushqimin e shijshëm, të shohin ndërtesat historike, etj.

GDP: 83,777
4. Singapori
Eshtë vlerësuar si një prej vendeve më të lehta në botë për të bërë biznes.
Është një shtet mjaft i pasur me një shumëllojshmëri industrish por eksporti numër një është nafta.

GDP: 103,717
3. Luksemburgu
Luksemburgu ka po ashtu një shumëllojshmëri eksportesh, ndërkaq çeliku është numër një. Ky shtet ka po ashtu një reputacion si “parajsa e taksave”, ku milionerët anë e mbanë botës shprehen të gatshëm të investojnë.

GDP: 108,813
2. Macao SAR
Macao shumicën e të ardhurave i ka nga kazinotë dhe turizmi. Eshtë më shumë si Las Vegasi dhe është i mbushur me performanca të mahnitshme artistike.

GDP: 122,201
1. Katari
Me vite të tëra, Katari ka qenë një shtet shumë i varfër në Lindjen e Mesme. Por sot, nafta dhe gazi natyral janë dy eksportet më të mëdha në Katar.

GDP: 134,623