E dini sa vjeç mbush Blerin Destani?

0 9

Blerim Destani është një ndër aktorët shqiptarë më të suksesshëm i cili numëron shumë role në kinematografinë gjermane dhe jo vetëm. Blerimi njihet edhe për jetën e tij luksoze të cilën e pasqyron shpesh në rrjetet sociale ku numëron shumë ndjekës. Ditën e sotme, aktori feston 38-vjetorin e tij të lindjes dhe ka ndarë me fansat në Instagramin e tij një foto të shumë viteve më parë, kur ishte ende fëmijë.

“I numëroj vitet e mia me dashurinë e familjes, shoqërisë, momentet dhe buzëqeshjet. Faleminderit për urimet e ditëlindjes, gjithë të mirat për ju.”- shkruan Blerimi krahas fotos.

Po ju do e njihnit Blerimin në këtë foto?


I urojmë Gëzuar Ditëlindjen!

Leave A Reply

Your email address will not be published.