Fakte interesante që ndodhin vetëm në Indi

0 11

India nuk është një vend si gjithë të tjerët. Diversiteti që ajo ka në kuzhinë, peisazhi apo moti e bëjnë atë një vend shumë të veçantë. Ne ju zbulojmë disa fakte pse India është ndryshe nga vendet e tjera.

1-E gjithë bota ka 4 sezone, por India ka 6. Pranvera, Vera, Monsoon (Mes qershori-Mes gushti), Vjeshta, Para dimri (Mes tetori -Mes dhjetori), Dimri.

2-Bota ka rreth 8 mijë gjuhë, ndërkohë në Indi janë 1600.

3-Aty ekziston një shkollë që ndihmon nxënësit të bëjnë pagesën e shkollës duke përdorur mbeturinat plastike. Kjo jo vetëm ndihmon studentët e varfër, por edhe pastron ambientin.

4-Rënia e borisë së makinave në Indi duhet të bëhet me patjetër nëse një makinë tenton të parakalojë.

5-Gjelbërimi është zvogëluar në të gjithë botën, por në Indi është shtuar.

6-Atje meshkujt mund të përqafohen si dhe të mbajnë duart me njëri-tjetrin pa asnjë problem.

7-Numri i individëve që udhëtojnë me tren në këtë vend është i barabartë me gjithë popullsinë e Australisë.

8-Në Indi asgjë nuk kushton shtrenjtë.

9-India ka konsumimin më të ulët të mishit në të gjithë botën.

10-Në Indi nuk do të gjeni asnjëherë letra higjenike në tualete. Aty do të gjeni një kovë me ujë

Leave A Reply

Your email address will not be published.