GRATË që ndryshuan botën!

0 27

Nënë Tereza, 1910–97
Nënë Tereza, figura që ka lartësuar emrin e shqiptarëve kudo në botë. Jetoi në Indi për pjesën më të madhe të jetës së saj. Në vitin 1950 ajo themeloi “Missionaries of Charity”- Misionarët e Bamirësisë, fondacion që ndihmoi më të varfrit e të varfërve në 130 vende. Në vitin 1979 ajo mori çmimin Nobel për Paqen për punën e saj të cilën e përshkroi si vepër të Perëndisë. Në shtator të 2016, Nënë Tereza u quajt Shenjtore.

Marie Curie Marie Curie ishte një shkencëtare polake, ndoshta një nga shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave. Ajo ka lindur në qytetin polak të Varshavës, por më vonë u zhvendos në Francë ku do të bënte një zbulim të pabesueshëm i cili do të ndryshonte botën. Në 1903 Curie u nderua me Çmimin Noble në fizikë,  për punën e saj me radioaktivitetin dhe në vitin 1911 ajo mori një çmim të dytë Nobel në kimi për studimin e saj mbi elementet e poloniumit dhe radium. Dhe pse ishte kaq e rëndësishme? Përfundimet e Marie Curi u përdorën për të zhvilluar radioterapinë, e cila përdoret për të trajtuar disa sëmundje.

Coco Chanel: 1883 – 1971 Një nga femrat që ndryshoi përgjithnjë fytyrën e modës. Chanel lindi në Francë dhe mësoi të qepte në një moshë të hershme. Ajo hapi dyqanin e saj të parë në fillim të viteve 1900, duke filluar nga realizimi me dorë i kapelave dhe në në vitet 1920, prezantoi parfumin e saj të parë. Ajo themeloi një nga shtëpitë me ndikimin më të lartë në fushën e modës dhe revolucionoi mënyrën sesi femrat visheshin.

Rosa Parks, aktiviste dhe ikonë e të drejtave civile amerikane.
Parks më 1 dhjetor 1955, në kohën e arrestimit të saj pasi refuzoi t’i lironte vendin një pasagjeri të bardhë në autobus. Ky veprimi u cilësua si një moment historik në luftën për të drejtat civile amerikane.

Oprah Winfrey filloi karrierën e saj televizive kur ishte vetëm një adoleshente, duke u bërë personi më i ri – dhe gruaja e parë afrikano-amerikane që lexonte lajmet kryesor në një kanal në qytetin e Nashvilit në Amerikë në moshën 19 vjeçare. Tani ajo është një nga gazetaret dhe moderatoret më të famshme dhe më të dashura në botë.  Ajo u bë e famshme në vitin 1986 me shfaqjen Oprah Winfrey.

JK Rowling: 1965-

Nëpërmjet librave të saj, autorja Joanne Kathleen Rowling (JK Rowling) i prezantoi botës një nga personazhet letrare më të dashur dhe më të njohur ndonjëherë, Harry Potter. Që nga publikimi i tyre, librat janë shndërruar në një seri filmash të suksesshme dhe i kanë dhënë titullin Rowling si novelistja e parë bilionere.

Malala Yousafzai: 1997-
Studentja pakistaneze që shkroi një ditar anonim për jetën e talebanëve në Pakistanin veriperëndimor. Shumë njerëz e lexuan ditarin e saj në të gjithë botën dhe shpejt adoleshtentja u bë e mirënjohur për luftën për të drejtat e saj për arsimim. Në tetor të 2012, ajo u qëllua nga ushtarët talebanë ,  por ajo i  mbijetoi sulmit. Malala shpejt fitoi mbështetjen e miliona njerëzve dhe në moshën 14 vjeçare, u bë personi më i ri që fitonte ndonjëherë çmimin Nobel për Paqen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.