Google Gjobitet me 1.7 miliardë $ nga BE

0 30

Ligjvënësit evropianë i dhanë një shuplakë të rëndë kompanisë së madhe teknologjike, Google, duke e dënuar me një gjobë prej 1.7 miliardë $ për praktikat e ndjekura me reklamat që kanë shkelur ligjet dhe kanë dëmtuar konsumatorët.

Kjo është hera e tretë, që gjiganti i madh teknologjik dënohet me gjobë. Shuma e gjobës së vendosur ndaj Google, shkon gjithsej në 9 miliardë $ në total për shkeljet e bëra ndër vite.

Margrethe Vestager, komisionerja e lartë e Bashkimit Evropian dha lajmin në një konferencë shtypi, ku akuzonte Google se është angazhuar në “veprimtari të paligjshme”, në përpjekje për të rrënjosur pozitën e vet dominuese në tregjet e kërkimit dhe të reklamave.

Gjoba e BE-së kundër Google nuk është e vetmja kundër industrisë së teknologjisë. Vestager më parë ka lajmëruar një hetim të vazhdueshëm ndaj Amazon, dhe më herët këtë muaj, ajo tha se hetimi është në një fazë “mjaft të avancuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.