Ja arsyeja që bashkoi përsëri Kylie Jenner me Travis Scott

0 18

Kohët e fundit u përfol se çifti po kalonte një periudhë të vështirë! Por tashmë mësohet se, Kylie Jenner dhe Travis Scott janë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Kjo falë pushimeve të tyre në Punta Mita, në Meksiko. Pasi mori një pushim nga turneu i tij, reperi e shfrytëzoi për të kaluar pak kohë me partneren dhe vajzën e tyre 1 vjeçe, Stormi Webster.

“Kylie dhe Travis kanë rregulluar marrëdhënien e tyre dhe tani janë të lumtur. Ata me të vërtetë kishin nevojë për këtë pushim dhe të kalonin kohë vetëm me njëri-tjetrin”, tha një burim për “E!News”.

Çifti i famshëm kaloi disa kohë bashkë duke folur për gjithçka dhe patën mundësinë të relaksoheshin.

“Sa herë që Kylie shikon Tristan duke u kujdesur për Stormi-n, bie në dashuri gjithmonë e më shumë”, shtoi burimi.

Kriza mes çiftit nisi pasi Kylie dyshoi se reperi e kishte tradhtuar, ndërsa ai mohoi gjithçka.

Leave A Reply

Your email address will not be published.