Këngëtarja e famshme britanike Jessie J ka nisur një lidhje të re romantike me aktorin amerikan Channing Tatum.
Dyshja është parë bashkë të mërkurën pasdite duke shëtitur në rrugët e Londrës.

Aktori 28 vjeçar dhe 30 vjeçarja këngëtare janë në lidhje që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa t’i shohësh bashkë në publik, është një gjë tejet e rrallë.
Tatum u lidh me këngëtaren Jessie J menjëherë pasi u nda nga gruaja e tij, aktorja Jenna Dwan.
