Jeta luksoze e njërit nga monarkët më të pasur në botë. Zotëron më shumë se 7000 makina

0 20

Brunei, vend ky në verilindje të Azisë, këto ditë është në qendër të vëmendjes për shkak të disa ligjeve të rrepta që po aplikohen në veçanti kundër homoseksualëve, ku Hassanal Bolkia, 72-vjeç, ka arritur të bëhet monarku më i kritikuar në botë.

Kujtojmë që përdhunimet në këtë vend do të sanksionohen me hedhje të gurëve ndaj personave të akuzuar deri në vdekje. Megjithatë edhe pse po kritikohet ashpër për këto veprime, Bolkia është monarku i dytë më i pasur në botë.

Por edhe përkundër kritikave të shumta që kanë ardhur nga e mbarë bota, ky fakt nuk ia “zvogëlon” pasurinë e sulltanit Bolkia, që besohet të jetë rreth 28 miliardë dollarë.

Pasuria e tij thuhet se rritet çdo sekondë për afro 150 dollarë, dhe atë fal prodhimit të naftës. Megjithatë edhe pse në këtë vend mbizotërojnë rregulla të rrepta të sheriatit, vetë sulltani bën jetë luksoze.

Ai për më shumë se 50 vite është në fron, dhe shoqërohet me monarkë tjerë botërorë. Posedon rreth 7 mijë vetura të shtrenjta dhe disa aeroplanë të cilët për brenda janë të larë në ar.

Ai ka dorën e “lirë” kur është në pyetje shpenzimi i parasë, dhe kështu është i gatshëm të paguaj 35 mijë dollarë për të udhëtuar me aeroplan privat për të berberi i tij që t’ia rregulloj flokët dhe mjekrën. Këtë gjë ai e bën njëherë në javë. E kur një herë kishte harruar këpucët për lojën polo, kishte shkuar dikush nga stafi i tij që t’i merrte me helikopter.

Brunei ka rreth 415 mijë banorë, kurse qeveria u ofron qytetarëve shkollim pa pagesë, kujdes shëndetësor, pensione dhe kredi me kamata të ulëta për blerje të shtëpive dhe veturave. Nafta është burimi i kësaj pasurie marramendëse, kurse revista Forbs e ka renditur në vendin e pestë Brunein si një nga vendet më të pasura në botë. Në këtë vend ndalohet alkooli dhe në asnjë mënyrë nuk ka jetë të natës apo ndonjë ngjarje kulturore. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.