Julia Roberts, një mama e rreptë me fëmijët e saj

0 18

Julia Roberts ka pranuar se është një mami e rreptë, por shtoi se nuk i ndëshkon fëmijët dhe as nuk e humbet durimin me ta.

Ylli i Hollywood ka tre fëmijë me bashkëshortin Danny Moder. Por ajo thotë se përpiqet të vendosë kufij në familje. Ndërsa thekson se fytyra e saj serioze është ndëshkim i mjaftueshëm si disiplinë.

“Kam tre fëmijë të vegjël kështu që jam e kujdesshme me televizorin dhe internetin. Është interesante të përpiqesh të rrisësh fëmijë në këto ditë, që çdo gjë është e re, presionet, burimet, të kesh botën në dorë. Unë jam një mami e rreptë, nuk e humbas durimin, por mendoj se është e rëndësishme që fëmijët të njohin kufijtë e tyre. Nëse diçka ndodh nuk i ndëshkoj ata. Preferoj të bashkëbisedoj. Mendoj se fytyra ime serioze është dënim i mjaftueshëm.”, -theksoi aktorja.

Roberts shtoi: “Nuk dua të kalojnë vështirësitë që kam kaluar unë kur isha fëmijë. Por duhet të dinë të rregullojnë krevatin e tyre, të hekurosin rrobat dhe të gatuajnë. Këto janë gjëra thelbësore në jetë.”

Julia dhe kinematografi Moder, u martuan në vitin 2002, dhe kanë 3 fëmijë, binjakët Phinnaeus dhe Hazel, 14 vjeç, dhe djalin Henry, 11 vjeç.

Leave A Reply

Your email address will not be published.