Justin Bieber i publikon foton epike modeles Kendall Jenner

0 7

Justin Bieber e ka tepruar me një foto të fundit të publikuar në Instagram.

Nuk e dimë nëse ai i ka marrë leje mikes së tij Kendall Jenner, por nëse ajo do ta dinte, me siguri nuk do ta kishte lejuar ta publikonte.

Fotoja është bërë në Coachella në vitin 2015, kur Justin dhe Kendall u përfolën për një romancë bashkë.

“Coachella bën mirë të jetë kaq e bukur këtë vit”, shkruan Justin në foton e publikuar në Instagram ku Kendall duket me disa kilogramë më shumë dhe pa filtra.

Vetë bashkëshortja e Bieber, Hailey ka reaguar për foton duke shkruar: “Kjo foto ma ngre humorin çdo herë!”

Ndërkohë nuk mund të mungonte dhe reagimi i Kendall, e cila e ka marrë me pozitivitet foton ndërsa shkruan me të qeshur: “Vdiqa”!

Leave A Reply

Your email address will not be published.