Këngëtarja e famshme brune do të luajë rolin e Hirushes

0 3

2019-ta qenka viti i rikthimit të filmave tanë më të dashur të animuar! Tashmë mësohet se “Sony Picture” do të sjellë në versionin e tij “Hirushen” dhe ka zgjedhur se kush do ta luajë rolin e saj.

Pavarësisht se jemi mësuar me pamjen e saj brune, këngëtarja e famshme, Camila Cabello, do të luajë rolin e Princeshës Hirushe.

Cabello mësohet se do të përfshihet në projektin që është një ide e James Corden.

“Hirushja” do të jetë një version i orientuar nga muzika i përrallës tradicionale të vajzës jetime që ka një njerkë të keqe. “Sony” do të nisë shumë shpejt prodhimin e këtij projekti.

Filmi i njohur i “Hirushes” është realizuar nga “Disney” në vitin 1950.

Kujtojmë se këngëtarja me origjinë nga Kuba mori famë me këngën e saj “Havana”, të publikuar në 2017-n.

Leave A Reply

Your email address will not be published.