Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për 8 Mars, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

0 18

Sot është 8 marsi, që në shumë shtete festohet si dita ndërkombëtare e grave. Dhe për këngëtaren e njohur shqiptare kjo është një ditë shumë e veçantë, pasi nuk feston vetëm një, por dy festa pasi është bërë nënë për herë të parë.

Anjeza Shahinin ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet fëmija brenda një makine dhe disa dhurata për të.

Anjeza ka zbuluar se fëmija i saj i parë është vajzë dhe duket shumë e lumtur që këtë vit do të festojë 8 marsin e parë si nënë. Gjithashtu ajo ka treguar se vajzës i kanë vendosur emrin Victoria, një emër me origjinë latine që do të thotë fitore. “Kët vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël, që quhet Tori (Victoria Kelis Connolly”, – ka shkruar Anjeza në postimin e saj në ‘Instagram’. Ne i urojmë vogëlushes jetë të gjatë e të lumtur pranë prindërve të saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.