Këngëtarja shqiptare performon për herë të parë në emisionin e famshëm amerikan

0 22

Emri i saj është ndër më të përfolurit kohët e fundit si një tjetër artiste e talentuar shqiptare që po korr famë nëpër botë.

Pas Ritës, Duas, Bebes dhe Erës, Ava Max është shqiptarja e pestë e cila pritet që të bëjë karrierë ndërkombëtare.

Këngëtarja tashmë po performon në emisione të njohur, një prej të cilëve është ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “The Ellen Show”, i prezantueses së njohur amerikane, Ellen DeGeneres.

Ava ka performuar mbrëmë këngën e saj më të re “Sweet but Pyscho”, një këngë që tashmë është shumë e njohur dhe ka mbi 257 milionë shikime në Youtube.

Ava Max emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi ka publikuar një foto në Instagram, ku shpreh mirënjohjen për pjesmarrjen në një format të tillë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.