Këto janë produktet që nuk skadojnë kurrë

0 44

Mjalti: Mjalti ka shumë përfitime. “Mjalti në të vërtetë është përdorur për kujdesin e plagëve në disa kultura për aftësinë e tij për t’i rezistuar natyrshëm baktereve”, thotë Dr. Elizabeth Trattner nga mjekësia kineze. Ai gjithashtu nuk skadon asnjëherë: Disa arkeologë gjetën mjaltë 3,000-vjeçare dhe ishte krejtësisht i ngrënshëm.

Uthulla: Përveç se ka një sasi të pabesueshme të përfitimeve shëndetësore, si ndihma për humbjen e peshës dhe si një ilaç natyral i stomakut, i cili mund të qëndrojë gjithmonë në dhomën tuaj. Sipas “Eat by date” uthulla e bardhë, açeto, gjithashtu nuk kanë datë  skadimi. “Për shkak të natyrës dhe acidit që përmban, uthulla është vetë-ruajtës dhe nuk ka nevojë për ftohje”.

Misri: Pavarësisht se si ruhet misri, ai sigurisht që meriton një vend në listën e ushqimeve të “pavdekshme.” Për sa kohë që nuk laget – gjë që shkakton lidhjen e molekulave të niseshtesë me molekulat e hidrogjenit – dhe mbahen në një vend të thatë dhe të ftohtë, ai nuk prishet dhe mund të përdoret.

Orizi i bardhe: Orizi kaf mund të prishet por orizi i bardhë jo. Mbajeni atë në një qese ose në një kuti kur t’a ruani. Edhe nëse e hiqni atë pas muajsh, do të jetë mjaft e mirë për t’u përdorur.

Kripa: Kripa ka ekzistuar prej miliarda vjetësh, prandaj nuk është çudi që ajo zgjat përgjithmonë. Ajo është përdorur shpesh për të mbrojtur ushqimet nga myku dhe bakteret.

Leave A Reply

Your email address will not be published.