Kim Kardashian së shpejti avokate: “Konceptet i kuptoj në dy sekonda”

0 4

Kim Kardashian ka zbuluar në një intervistë të publikuar të mërkurën se ajo po mëson nga 18 orë në javë për t’u bërë avokate jo më larg se në vitin 2022.

Ylli televiziv foli për planet e saj në një intervistë për Vogue, që e shfaq atë në kopertinën e muajit maj.

Kardashian West ende kalon kohën e saj duke xhiruar serialin e shumë shikuar, “Keeping up with the Kardashians”, duke punuar në bizneset e saj të bukurisë, e dukeu kujdesur për familjen – por së fundmi ajo ka punuar edhe si praktikante në një firmë ligjore në San Francisco.

Kim ka folur në një intervistë për “Vogue” për provimin që mund të japë së shpejti, për të studiuar ligjin dhe për t’u bërë ndoshta një avokate e zonja në fushën e reformës në drejtësi.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim.

Në verë ajo do të bëjë atë që quhet “baby bar”, një provim pranimi për në universitet që i jep të drejtën të vijojë studimet për 3 vjet.

38-vjecarja tha se është frymëzuar nga rasti i gjyshes Alice Marie Johnson, e cila ishte dënuar me burg të përjetshëm për drogë, por Kim arriti ta lironte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.