Kuvendi rikthen listën e kandidatëve që do bëjnë Vetting-un tek Avokati i Popullit

Email

Pas diskutimet maratonë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, plot një orë e gjysme, është vendosur që të jepet dhe pak kohë për ngritjen e grupeve të përzgjedhjes së gjyqtarëve që do të bëjnë Vettingun.

Kështu, menjëherë konferenca e kryetarëve ka vendosur rikthimin tek Avokati i Poppullit të listës së 21 kandidatëve të përzgjedhur po nga Avokati i Popullit dhe certifikuar nga Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ONM dhe dërguar Kuvendit.

Burime nga konferenca për “TemA” bëjnë me dije se është kërkuar që lista të jetë jo me 21 kandidatë por si një e tërë me 29 kandidatë dhe të verifikohen sërish dhe 169 të tjerët, ku shumëkush ka mbetur jashtë arritjes së kritereve dhe për një certifikatë.

Mësohet se seanca e sotme parlamentare vetëm do të ndryshojë rendin e ditës dhe shtyrjen e senaces per ngritjen e komisioneve te Vetting-ut.

Dosjet kthehen tek Totozani

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të hëne kthimin e dosjeve të kandidatëve për komisionet e vettingut tek Avokati i Popullit për rishqyrtim.

Vendimi është miratuar me 81 vota pro, ato të mazhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës së djathtë nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Votimi vjen pas dy takimeve të bërë më herët gjatë ditës nga krerët e koalicionit qeverisës, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre, përkatësisht Gramoz Ruçi dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Në seancë plenare, Ruçi ka akuzuar presidentin e Republikës se nuk ushtroi kompetencat e tij për reformën në drejtësi.

Siç e kërkon ligji, duhen 27 anëtarë për të plotësuar vendet vakante të organeve të vettingut, ndërkohë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përzgjedhur si kandidatë 21 nga ata që plotësojnë kriteret formale.

Por ONM-ja ka dhe një listë tjetër dhe sipas saj janë 79 anëtarë nga ata që Avokati i Popullit i kishte klasifikuar në listën e atyre që nuk plotësonin kushtet formale, të cilët mund të kualifikohen nëse u jepet një shans tjetër.

Pikërisht kthimi i procesit tek Avokati i Popullit, që këtyre 79 kandidatëve t’u kërkohet dokumenti që u mungon, ishte zgjidhja e arritur në takimin e partnerëve të koalicionit.

Avokatit të Popullit do t’i lihet një javë kohë për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët përfundimtarë për anëtarët e komisioneve dhe më vonë do të dalë lista me të paktën 3 emrat e mazhorancës, që do të kontrollojnë punën e Avokatit të Popullit.


Source: Kryesore

Albanian Domain
Albanian Domain

You Might Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>