Panucci pezullon Strakoshën nga kombëtarja për këtë arsye

0 35

Thomas Strakosha nuk do të luajë dy ndeshjet kualifikuese të Kombëtares për “Euro 2020”, ndaj Turqisë dhe Andorrës, pasi nuk mundi dot të bashkohej me skuadrën brenda afatit të përcaktuar.

Portieri kuqezi luajti këtë të diel me Lazion, kundër Parmës, me sfidën që përfundoi rreth orës 17.00, ndërsa më pas duhej të nisej direkt për në Tiranë.

Një vonesë bëri që Strakosha të mos e kapë dot avionin dhe për pasojë ka telefonuar trajnerin Panuçi, por ky i fundit i ka thënë të mos vijë fare në Shqipëri, nëse nuk paraqitet sipas planit.  Në vend të Strakoshës, Panucci ka grumbulluar portierin e Laçit, Gentian Selmani.

Kjo nuk është hera e parë që trajneri i Kombëtares shqiptare merr një masë të tillë ndaj lojtarëve. Më parë, ai që e ka vuajtur këtë sjellje të Panuccit ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi, me këtë të fundit që i kërkoi leje për të nënshkruar kontratën e tij të re./info.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.