Kylie Jenner i vendos një kusht Jordyn Woods nëse dëshiron që të bëhen sërish shoqe

0 20

Ditët e fundit një ndër lajmet më të komentuara në mediat rozë është tradhëtia e bujshme që partneri i Khloe Kardashian, i bëri kësaj të fundit me mikeshën e familjes, Jordyn Woods.

Mediat e huaja shkruajnë se dy shoqet e ngushta, Kylie dhe Jordyn, nuk kanë komunikuar fare që prej ditës së tradhëtisë. Të vetmet mesazhe të shkëmbyera mes tyre janë ato ku Jordyn i kërkon Kyliet të marrë rrobat e lëna në shtëpinë e saj. Që nga ajo dite, vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Mediat e huaja shkruajnë se miliarderja mund t’i japë edhe një shans, por vetëm me një kusht; që ajo t’i kërkojë falje Khloes dhe të tregojë respekt ndaj motrës së saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.