Kylie Jenner shprehet se jeta nuk është si në Instagram. “Kam humbur shumë shoqe dhe vuaj nga ankthi”.

0 5

Miliarderja Kylie Jenner ka bërë një rrëfim prekës dhe të sinqertë për ndjekësit e saj, për të treguar se ka vuajtur nga ankthi dhe ka humbur shumë shokë e shoqe për të qenë aty ku është sot.

Kylie jep mesazhin e duhur për ndjekësit e saj kur thotë se duhet të bësh gjërat që të bëjnë të lumtur dhe duhet të tregohesh e mirë me veten.

Ajo e pranon se të qenit në qendër të vëmendjes dhe të rritesh me miliona sy që të shohin, nuk është normale.

Ja postimi i Kylie-t në Instagram:

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë). Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi bebi u përballa me ulje-ngritje.

Ndihesha sikur duhet të rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetëveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.