Largohet nga “Klan-i”, zbulohet emisioni i ri që sjell Valbona Selimllari

0 21

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” në Ora News.

Bukuroshja shqiptari foli për emisionin që ajo do të sjell nën logon e këtij ekrani.

Programi që ajo do të transmetoj titullohet ‘Ma jep dorën’ dhe do t’ju vij në ndihmë personave në nevojë të papunëve për të pasur një mundësi për të ecur para, por edhe fëmijëve që nuk janë shkolluar.

Valbona ka vendosur që sërish t’u shtrijë dorën atyre që sot kanë më shumë nevojë, me projektin e saj të ri që do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00.

Ish-miss Shqipëria premtoi shumë emocione dhe lot, por gjithnjë me fund të lumtur!

Leave A Reply

Your email address will not be published.