Mediat serbe shkruajnë për Dua Lipën dhe flamurin kombëtar: ”Shqipëria e madhe..”

0 8

Dua Lipa padyshim është një kthyer në një yll botëror tashmë, e cila tërheq goxha vëmendje botërore.

Portali serb Telegraf.rs, ka shkruar për prezencën e Dua Lipës në netët e festivalit Sunny Hill.

Shkrimi nis kështu:

Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.

Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.

Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja.

Në këtë mënyrë mediat serbe po aludojnë se këngëtarja shqiptare po përdor simboliakt e flamurit shqiptar për të dhënë sinjale se shqiptarët po mendojnë bashkimin e dy vendeve në një të vetëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.