Meghan Markle dhe Princ Harry planifikojnë të jetojnë diku tjetër

0 23

Princ Harry dhe Meghan Markle janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërkohë që janë duke menduar dhe për mundësitë se ku mund të jetojnë përveç shtëpisë në Frogmore.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata kanë planifikuar që pas lindjes të zhvendosen në Afrikë për 3 vite rresht, por dhe mund të blejnë një shtëpi në Kaliforni.

Të njëjtat burime janë shprehur për ‘The Sun’ se Meghan dëshiron të ketë një shtëpi në Los Angeles, pasi ajo e dashuron atë vend. Nëse dyshja mbretërore vendos të jetojë atje, do të kujdeset ta marrin shtëpinë pranë mamasë së dukeshës.


Shtëpia në Frogmore ku po jeton momentalisht çifti

Leave A Reply

Your email address will not be published.