Miley Cyrus dhuron për Kosovën shumën marramendëse të parave

0 11

Ditën e sotme do të nisë koncerti i shumëpritur “Sunny Hill Festival”, i cili organizohet nga Dua Lipa dhe babai i saj.

Koncerti ka për qëllim promovimin e Kosovës nëpër botë.

Miley Cyrus do të performojë sot, në natën e parë të koncertit dhe para se të ngjitet në skenë ka vendosur të bëjë një gjest bamirësie për Kosovën.

Në konferencën për shtyp që mbajti në orën 11, Dua Lipa zbuloi se Miley ka vendosur të japë 25 mijë euro në mbështetje të fondacionit të “Sunny Hill”.

miley cyrus kosovo

Dua Lipa zbuloi se shumë shpejt do të hapë edhe një akademi në mbështetje të talenteve të reja. Akademia do të mbajë emrin “ Sunny Hill Academy” dhe që tani ka nisur të marrë investimet e para.

Leave A Reply

Your email address will not be published.