Ky është parfumi më i shtrenjte në botë

0 25

Në Dubai është prezantuar parfumi më i shtrenjtë në botë. Emri i tij është “Shumukh”. Parfumi kushton 1 milion 295 mijë dollarë. 
Shumukh është pjesë e linjës së parfumeve “The Spirit of Dubai” nga marka luksoze Nabeel. Parfumi gjigant peshon 3 litra dhe është produkt i tre viteve studime dhe 494 provave.
Ai vjen në një shishe kristali, i stolisur me skifter ari, kuaj arabë, trëndafila dhe një glob me 3,571 diamante – 38,55 karat në total. Gjithashtu nuk mungojnë perlat, dy kilogramë ari 18 karatësh dhe pesë kilogramë argjend i pastër.
Ky parfum ka hyrë në librin Guinness për “shumicën e diamanteve të vendosura në një shishe parfumi”. Ai do të jetë i ekspozuar në Avenue Fashion Mall në Dubai për publikun dhe për këdo që dëshiron ta blejë atë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.