MOS i bëni më këto gabime kur lani dhëmbët!

0 13

Larja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme për të higjienën orale. Deri tani shumë metoda mbi mënyrën e larjes së dhëmbëve i kemi aplikuar gabim dhe nuk duhet t’i bëni më.

1. Po i lan në drejtimin e gabuar

Sipas dentistëve duhet t’i lash dhëmbët duke e rrotulluar sistematikisht furçën (në trajtën e rrathëve të vegjël) dhe kurrsesi me lëvizje poshtë– lart apo majtas– djathtas.

2. Po përdor pastën e gabuar

Konsultohuni me dentistin për llojin e pastës, por më e këshillueshmja është ajo me fluoride veçanërisht nëse keni dhëmbë të ndjeshëm. Sa i përket zbardhjes së dhëmbëve përdorni produkte specifike dhe jo pastën tuaj të përditshme.

3. Po i lan shumë shpejt, fill pasi ke ngrënë (ose vjellë)

Duhet të presësh të paktën gjysmë ore pasi ke ngrënë. Nëse i lan më herët rrezikon të heqësh smaltin. Kjo është mëse e vërtetë veçanërisht nëse ke ngrënë ushqime me tepër aciditet apo ke vjellë (për shkak te aciditetit në stomak). Është e rëndësishme ta dini diçka të tillë, sidomos në rast se jeni sëmurë apo po kaloni një shtatzëni të vështirë.

4. Po përdor shumë forcë

Mund të mendoni se duke përdorur pak më shumë forcë dhëmbët tuaj do pastrohen më mirë, por e keni gabim, pasi mund të jeni duke dëmtuar smaltin. Sipas dentistëve mbi dhëmb duhet ushtruar sa më pak presion ose më mirë akoma rekomandohen furçë elektrike cilësore.

5. Po përdor furçë të madhe.

Ka një arsye pse furçat janë të madhësive të ndryshme. Një kokë furçe shumë e madhe nuk do t’i përshtatet harkut të gojës suaj dhe kështu qimet nuk do të takojnë dhëmbët. Dentistet rekomandojnë një furçë të thjeshtë, e cila do të lante dy nga dhëmbët tuaj njëkohësisht ose një elektrike me kokën kompakte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.