Motrat shqiptare mahnitin jurinë e “The Voice” në Itali dhe kënduan SHQIP

0 37

Dy motra shqiptare kanë arritur të përzgjidhen në garën e The Voice of Italy falë talentit të tyre.

Olti Curri ka publikuar një video të motrave Serena dhe Ina Sinani, të cilat mahnitën jurinë italiane dhe bënë që të katër anëtarët të ktheheshin për t’i kërkuar në skuadrën e tyre.

Gjëja më interesante ishte se ato kënduan shqip, këngën e Era Istrefit dhe sërish u përzgjodhën që të vijojnë garën.

“Urime dy motrave shqiptare Serena & Ina Sinani qe sot arritën të hyjnë në garën e @thevoice_italy duke kënduar @eraistrefi istrefi @sindollsofficial”, shkruante Olti.

Motrat u përzgjodhën nga artisti i njohur Gue Pequeno, për të cilin thanë se është një frymëzim i madh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.