Në ditëlindjen e saj, Adele jep disa mesazhe për të gjithë ju

0 19

Këngëtarja Adele ka festuar 31-vjetorin e lindjes. Ajo ka vendosur të urojë veten me një sërë fotosh të saj dhe një mesazh që ka jo vetëm për veten, por gjithashtu edhe për ndjekësit  e saj.

“Ky është 31-i dhe faleminderit zot. 30-ta më ka sjellë sfida në jetë, por ia dola dhe po përpiqem t’ia dal. Kam ndryshuar drastikisht vitet e fundit dhe ende jam duke ndryshuar. Ky vit do të jetë i madh dhe do e kaloj të gjithin duke u kujdesur për veten. Tregohuni të mirë me veten, jemi njerëz. Ecni ngadalë, mos i përdorni shumë telefonat. Kam mësuar ta dua veten”.-përfundon Adele.

Ky postim i saj vjen pas lajmit të publikuar disa ditë më parë se ajo dhe bashkëshorti i kanë fund martesës së tyre. Ata kanë një djalë 6-vjeçar me emrin Angelo.

Në ditëlindjen e saj, Adele jep disa mesazhe për të gjithë ju

Leave A Reply

Your email address will not be published.