portal

Në këtë shtet Bitcoin ka vlerë më të madhe

0 23

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Bitcoin para investuesve botërorë trajtohet si lojë spekuluese.

Por, në Harare, Zimbabve, një numër i madh njerëzish çdo ditë shkojnë në banka me shpresë se do të vijnë te paratë e tyre të kursyera.

Valuta vendore po shënon pothuajse humbje të përditshme të vlerës, ndërkohë që inflacioni vazhdon të shënojë rritje.

Për këtë arsye, një pjesë e banorëve të këtij shteti afrikan kanë vendosur të konvertojnë valutën lokale në Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër e parave investohet për edukim jashtë vendit.

Ndërkohë që Bitcoin shënon rritje të re rekordi prej 7888 dollarësh amerikanë, në Harare për një Bitcoin kërkohen madje 13.900 dollarë.

Derisa sistemi financiar në Zimbabve është në prag të kolapsit, gjendja e vështirë e situatës së banorëve lokalë detyron që të konvertojnë paratë në valutën digjitale, vlera e së cilës po shënon ngritje të pandërprerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.