Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Shekulli

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

16 September 2024 at 18:20

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

The post Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit appeared first on Shekulli.

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

16 September 2024 at 12:11

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

The post Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve appeared first on Shekulli.

Superkontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë!

16 September 2024 at 11:44

Përparimi i Lamine Yamal që kur debutoi me Barcelonën ka qenë spektakolar. Lojtari i ri i Barçës po kalon faza me shpejtësi marramendëse, si në klubin e tij aktual ashtu edhe me Kombëtaren, me të cilën fitoi kampionatin evropian. Ndeshja e kësaj të diele në Girona ishte një tjetër provë se çfarë është në gjendje të bëjë. Shifrat e […]

The post Superkontratë për Lamine Yamal deri në 2030, rroga e “çmendur” që Barcelona do t’i ofrojë! appeared first on Shekulli.

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

16 September 2024 at 11:34

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

The post Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj appeared first on Shekulli.

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

16 September 2024 at 11:26

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

The post Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh appeared first on Shekulli.

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

16 September 2024 at 11:19

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

The post Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video) appeared first on Shekulli.

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

16 September 2024 at 11:08

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

The post Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit appeared first on Shekulli.

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

16 September 2024 at 09:41

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

The post Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016 appeared first on Shekulli.

Before yesterdayShekulli

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

12 September 2024 at 16:36

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve. Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e […]

The post Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO) appeared first on Shekulli.

Pandeli Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn me forcë gazetaren shtatzënë! (VIDEO)

12 September 2024 at 11:49

Pandeli Majkon rrallë herë e shohim që të nxehet apo të jetë i nevrikosur, aq më tepër me gazetarët. Por këtë herë ai është shfaqur ndryshe, duke bërë një reagim jo fort të këndshëm. Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën […]

The post Pandeli Majkon nuk e mbajnë nervat, shtyn me forcë gazetaren shtatzënë! (VIDEO) appeared first on Shekulli.

“Në SPAK kallëzove Noc Rrokun, jo Olsin”, Edi Rama debaton me Gazment Bardhin: Mirë bëre se do të përfundoje si Babale Salianji. Deputeti nxjerr mesazhet e SKY

12 September 2024 at 11:41

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë interpelancës me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi se ndaj vëllait të tij nuk ka një kallëzim në SPAK. Rama tha se Bardhi ka patur frikë të kallëzojë penalisht Olsi Ramën duke theksuar se një denoncim i tillë mund të rezultonte i rremë. “Dhe mirë e bërë se ndryshe […]

The post “Në SPAK kallëzove Noc Rrokun, jo Olsin”, Edi Rama debaton me Gazment Bardhin: Mirë bëre se do të përfundoje si Babale Salianji. Deputeti nxjerr mesazhet e SKY appeared first on Shekulli.

Sali Berisha merret i pandehur nga SPAK, ish-kryeministri: Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti?!

11 September 2024 at 13:17

Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK, duke i’u komunikuar zyrtarisht akuzë lidhur me dosjen “Partizani”.  Mësohet se akuza është “korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim”.  Berisha e quajti akuzën dhe procesin si të frymëzuar politikisht, ndërkohë që sulmoi ashpër prokurorët.  “Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale […]

The post Sali Berisha merret i pandehur nga SPAK, ish-kryeministri: Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti?! appeared first on Shekulli.

Berisha para SPAK-ut: Më kanë hetuar në 3 breza, ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër

11 September 2024 at 12:23

Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, si dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij […]

The post Berisha para SPAK-ut: Më kanë hetuar në 3 breza, ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër appeared first on Shekulli.

U vranë dje pas sherrit të fëmijëve, përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e Roskovecit

11 September 2024 at 10:36

I jepet sot lamtumira e fundit dy viktimave, Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, që u ekzekutuan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kukaj. Krimi i dyfishtë ndodhi mesditën e djeshme (10 Shtator), rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit. Përcjellja për në banesën e fundit të dy vëllezërve do të bëhet në orën […]

The post U vranë dje pas sherrit të fëmijëve, përcillen për në banesën e fundit dy viktimat e Roskovecit appeared first on Shekulli.

SPAK do t’u komunikojë akuzat Berishës dhe Malltezit për dosjen “Partizani”, çfarë pritet të ndodhë sot

11 September 2024 at 10:28

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Kreu i Partisë Demokratike pritet të paraqitet në SPAK në orën 12:00 të së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00. Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para […]

The post SPAK do t’u komunikojë akuzat Berishës dhe Malltezit për dosjen “Partizani”, çfarë pritet të ndodhë sot appeared first on Shekulli.

Shpopullimi/ OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë

11 September 2024 at 10:21

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global. Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe […]

The post Shpopullimi/ OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë appeared first on Shekulli.

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë!

6 September 2024 at 19:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh optimist në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se ky është shtatori i fundit që ata janë në opozitë. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se rotacioni nuk do të vonojë dhe Partia Demokratike do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas tij, […]

The post PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Ky është shtatori i fundit që na gjen në opozitë! appeared first on Shekulli.

Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore”

5 September 2024 at 16:35

U zhvillua nga FSHF ceremonia  kushtuar  sponsorit të titullit të “Abissnet Superiore” që edhe për 3 vite të tjera do të jetë ABISSNET sh.a.  Kampionatet elitare të futbollit për meshkuj dhe femra në Shqipëri kanë pasur dhe do të kenë të njëjtin sponsor të këtij titulli, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin midis Abissnet sh.a., […]

The post Abissnet, përsëri sponsor i “Abissnet Superiore” appeared first on Shekulli.

Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA)

5 September 2024 at 14:12

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të mërkurë ku pas fjalës së kryetarit Sali Berisha mbi këtë vit elektoral, u publikua edhe lista e drejtuesve politikë për qarqe. Berisha në fjalën e tij tha se Rama ka shpallur fitore, fitoren e vjedhur dhe se problemi qe duhet zhgjidhur është vota e lirë. Dhe pë […]

The post Sali Berisha ia beson Tiranën Belind Këlliçit, në Elbasan delegon Salianjin, Bardhi i “zë vendin” Luan Baçit në Fier (LISTA) appeared first on Shekulli.

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë

5 September 2024 at 09:55

Esmerald Balla ka rrëfyer ngjarjen tragjike para oficerëve të policisë, pas arrestimit për vrasjen e të atit në Shënavlash të Durrësit. “Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi […]

The post Vrau babanë dhe e hodhi në pus, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Më kërcënoi se do më vriste me pistoletë appeared first on Shekulli.

❌
❌