Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Saranda Web

Niko Makropoulos publikon këngën e re me videoklip të realizuar në Sarandë gjatë Orange Festival

16 September 2024 at 20:01

Këngëtari i njohur grek Nikos Makropoulos ka publikuar këngën e tij të re, të shoqëruar me një videoklip mbresëlënës, të filmuar 100% në stadiumin e Sarandës gjatë Orange Festival. Ky event muzikor, i cili mbledhi mijëra pjesëmarrës këtë verë, shërbeu si një sfond perfekt për projektin e ri të artistit.   Videoklipi kap atmosferën e […]

The post Niko Makropoulos publikon këngën e re me videoklip të realizuar në Sarandë gjatë Orange Festival appeared first on Saranda Web.

Përfundon aventura e zhdukjes së 23-vjeçares shqiptare në Selanik

16 September 2024 at 18:50

U gjend pas 5 ditësh: Përfundon aventura e zhdukjes së 23-vjeçares shqiptare në Selanik   Pas pesë ditësh ankthi dhe kërkimesh, aventura e zhdukjes së 23-vjeçares Artiola Meksi, e cila u raportua e humbur në Selanik, ka përfunduar me sukses. E reja shqiptare, me origjinë nga Tirana, ka kontaktuar familjen e saj dhe është kthyer […]

The post Përfundon aventura e zhdukjes së 23-vjeçares shqiptare në Selanik appeared first on Saranda Web.

KQZ kërkon të vendoset gjobë 2 milionë e 600 mijë lekë për Ardit Cikulin

16 September 2024 at 15:34

  KQZ kërkon të vendoset gjobë 2 milionë e 600 mijë lekë për Ardit Cikuli   Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar miratimin e gjetjeve të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023. Në […]

The post KQZ kërkon të vendoset gjobë 2 milionë e 600 mijë lekë për Ardit Cikulin appeared first on Saranda Web.

Zbulohet në Ksamil një tokë e rrethuar me rrjetë dhe hekura, Policia: S’ka më zaptime

16 September 2024 at 11:10

  Zbulohet në Ksamil një tokë e rrethuar me rrjetë dhe hekura, Policia: S’ka më zaptime   Shërbimet e Policisë Bashkiake të Sarandës njoftojnë se gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Ksamil, kanë zbuluar një tokë të rrethuar në mënyrë të paligjshme me rrjetë dhe hekura. Kjo sipërfaqe e konsiderueshme ishte mbushur me baza […]

The post Zbulohet në Ksamil një tokë e rrethuar me rrjetë dhe hekura, Policia: S’ka më zaptime appeared first on Saranda Web.

Jeta e saj mund të jetë në rrezik – Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO+EMRI)

16 September 2024 at 09:43

  Një 23-vjeçare shqiptare në Greqi është raportuar e humbur prej pesë ditësh në Selanik. Sipas policisë e reja Artiola Meksi me origjinë shqiptare ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.   Një 23-vjeçare shqiptare në Greqi është raportuar e humbur prej pesë ditësh në Selanik. Sipas policisë e […]

The post Jeta e saj mund të jetë në rrezik – Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO+EMRI) appeared first on Saranda Web.

GJKKO liron nga burgu zyrtarin e Urbanistikës dhe ish kreun e IKMT në Sarandë

15 September 2024 at 23:19

GJKKO liron nga burgu zyrtarin e Urbanistikës dhe ish kreun e IKMT në Sarandë   Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-shefin e IKMT-së Sarandë Julian Preni dhe ish-punonjësin e Zyrës së Urbanistikës Sarandë Arjel Balani. Ata ishin dënuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm për një leje plazhi dhe në procedurën e ndjekur […]

The post GJKKO liron nga burgu zyrtarin e Urbanistikës dhe ish kreun e IKMT në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Yesterday — 15 September 2024Saranda Web

“Corriere della Sera”: Turistët u bombarduan me çmime të dyfishuara në Jug të Shqipërisë

15 September 2024 at 22:55

“Corriere della Sera”: Turistët u bombarduan me çmime të dyfishuara në Jug të Shqipërisë.   Shqipëria mbylli sezonin veror me një tjetër rekord turistësh të huaj, sidomos ne plazhet e jugut të vendit. Por rritja e ndjeshme e çmimeve të shërbimeve të ofruara në disa zona, deri në 90% krahasuar me një vit më parë […]

The post “Corriere della Sera”: Turistët u bombarduan me çmime të dyfishuara në Jug të Shqipërisë appeared first on Saranda Web.

Prokurorja e Sarandës, kolegëve: do t’ju fus në burg, nga i pari deri tek i fundit

15 September 2024 at 21:09

Prokurorja Besiana Sadikaj ka kërcënuar eprorin e saj dhe kolegët e Prokurorisë së Sarandës, duke u thënë: “do t’ju fus në burg nga i pari deri te i fundit” gjatë një përballjeje në zyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasi Drejtuesi i Prokurorisë ne date 29.7.2024, i kërkoi informacionin paraprak prokurores me qëllim vlersimin e […]

The post Prokurorja e Sarandës, kolegëve: do t’ju fus në burg, nga i pari deri tek i fundit appeared first on Saranda Web.

Restorant The Nomad kërkon të punësojë Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhinier/e

15 September 2024 at 15:55

The Nomad – restoranti i ri që do të hapet së shpejti në qytetin e Sarandës, po kërkon staf për kuzhinë në pozicionet: – Kuzhinier/e– Ndihmës kuzhinier/e The Nomad ofron mundësi edhe për ata që nuk kanë përvojë të mirëfilltë në kuzhinë, por kanë dëshirë të mësojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit. Për më […]

The post Restorant The Nomad kërkon të punësojë Kuzhinier/e dhe Ndihmës kuzhinier/e appeared first on Saranda Web.

Policia u kontrollon makinën dhe xhepat, gjejnë të bardhë dhe jeshile. Prangosen 2 persona

15 September 2024 at 14:44

Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar dy shtetas, të cilët dyshohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.   Shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Itali, u ndalua nga shërbimet e Policisë gjatë një kontrolli në automjetin e tij, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde […]

The post Policia u kontrollon makinën dhe xhepat, gjejnë të bardhë dhe jeshile. Prangosen 2 persona appeared first on Saranda Web.

Vasil Klironomi promovon në Sarandë librin “Djajtë e qytetit të shenjtë”- VIDEO

15 September 2024 at 13:41

Promovohet libri “Djajtë e qytetit të shenjtë” nga Vasil Klironomi në Sarandë   Në Galerinë e Arteve në Sarandë u zhvillua sot promovimi i librit më të ri të autorit Vasil Klironomi, “Djajtë e qytetit të shenjtë”. Ky libër përmban 25 tregime të jetuara, të cilat përshkruajnë përvoja dhe ngjarje reale, të përpunuara me stilin […]

The post Vasil Klironomi promovon në Sarandë librin “Djajtë e qytetit të shenjtë”- VIDEO appeared first on Saranda Web.

Doctor General Clinic kërkon të punësojë Recepsioniste, Infermiere dhe Estetiste

15 September 2024 at 10:54

Doctor General Clinic shpall vende vakante për pozicionet: – Recepsioniste – Infermiere – Estetiste Kriteret: – Fleksibilitet për orar me kohë të plotë – Njohuri të gjuhës angleze Për më shumë informacion, kontaktoni në +355 69 707 7010 ose paraqituni te Doctor General Clinic

The post Doctor General Clinic kërkon të punësojë Recepsioniste, Infermiere dhe Estetiste appeared first on Saranda Web.

Before yesterdaySaranda Web

Adriatik Lapaj paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për punimet në Sarandë

14 September 2024 at 19:01

Adriatik Lapaj Paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për Punimet në Sarandë   Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka paralajmëruar një kallëzim penal kundër Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke ngritur shqetësime të mëdha për cilësinë e punimeve të kryera në Sarandë. Në një koment të bërë në një publikim të Saranda […]

The post Adriatik Lapaj paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për punimet në Sarandë appeared first on Saranda Web.

Rama: S’ka më leje për plazhe private për beach baret dhe restorantet, kthehen publike

14 September 2024 at 11:47

Kryeministri Edi Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek plazhet publike. Paralajmërimi u bë nga kryeministri në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim’ të cilin ia kishte dedikuar turizimit.   Shifrat e institucioneve në Shqipëri treguan rritje […]

The post Rama: S’ka më leje për plazhe private për beach baret dhe restorantet, kthehen publike appeared first on Saranda Web.

Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit

13 September 2024 at 21:40

Ndërtimi i një resorti e transformoi përgjithmonë Gjirin e Manastirit, që ndan Detin Jon me Liqenin e Butrintit dhe nga ana tjetër shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, përfshirë një zbulim të vitit 2010. Kompania nuk respektoi monitorimin arkeologjik dhe u gjet në shkelje nga një vlerësim i UNESCO-ICOMOS. Ndërsa autoritetet e kulturës censuruan dokumentet dhe […]

The post Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit appeared first on Saranda Web.

Vinin në Sarandë me 10 pistoleta, policia prangos 2 të rinj – VIDEO

13 September 2024 at 16:45

Sekuestrohen 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin. Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.     Strukturat e Hetimit në DVP […]

The post Vinin në Sarandë me 10 pistoleta, policia prangos 2 të rinj – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Rrugë dhe biznese në Sarandë përmbyten disa herë brenda ditës – VIDEO

13 September 2024 at 15:20

Investimet e reja të kryera në shëtitoren e Sarandës, si dhe investimet këtë vit në disa prej rrugëve kryesore në qendër të qytetit, janë mirëpritur nga banorët dhe turistët që shijojnë bukuritë e zonës. Megjithatë, pas këtyre përmirësimeve infrastrukturore fshihet një problematikë e vazhdueshme që po shqetëson qytetin: çdo herë që bie shi, ujërat e […]

The post Rrugë dhe biznese në Sarandë përmbyten disa herë brenda ditës – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Hotel VALË kërkon Menaxhere, Recepsionist/e, Banakier/e dhe Kamarier/e

13 September 2024 at 13:50

Hotel VALË në Sarandë kërkon të punësojë:    – Menaxhere  – Recepsionist/e,  – Banakier/e  – Kamarier/e   Të komunikojnë Anglisht Punësim gjithëvjetor   KONTAKT: 069 20 37 459 Instagram  hotel_vale_sarande

The post Hotel VALË kërkon Menaxhere, Recepsionist/e, Banakier/e dhe Kamarier/e appeared first on Saranda Web.

Policia bastis lokalin, prangoset pronari dhe kamarieri – VIDEO

13 September 2024 at 13:38

Policia njofton se si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për dy shtetas që po shisnin doza të lëndëve narkotike në një lokal në Sarandë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor të koduar “Parts 32”.   Gjatë operacionit u […]

The post Policia bastis lokalin, prangoset pronari dhe kamarieri – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Selekta Distribution kërkon të punësojë Agjent shitjesh dhe Ekonomist/e

13 September 2024 at 10:18

Selekta Distribution kërkon të punësojë:    – Agjent shitjesh   – Ekonomist/e   Ofrohet punësim gjithëvjetor   Kontakt: 069 404 5679  Email: [email protected]

The post Selekta Distribution kërkon të punësojë Agjent shitjesh dhe Ekonomist/e appeared first on Saranda Web.

❌
❌