Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Scan TV

Ku në Europë ka kufizime për pirjen e duhanit në ambientet e jashtme?

By: SCAN TV
16 September 2024 at 18:15
Edel Strazimiri / SCAN   Rregullat e pirjes së duhanit së shpejti mund të bëhen më të rrepta në Europë, me Mbretërinë e Bashkuar që raportohet se konsideron një ndalim të mundshëm të pirjes së duhanit në tarracat e lokaleve dhe restoranteve dhe Komisioni Evropian do të propozojë rekomandime të reja për mjediset pa duhan nesër. Ndërsa disa vende europiane...

9 të vdekur dhe disa të zhdukur prej përmbytjeve ‘një herë në shekull’ që goditën Europën Qendrore dhe Lindore!

By: SCAN TV
16 September 2024 at 17:11
Edel Strazimiri / SCAN   Nëntë persona kanë vdekur në përmbytjet e rënda që kanë goditur disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore, pasi reshjet e dendura të shkaktuara nga stuhia Boris detyruan disa evakuime dhe shkaktuan dëme të mëdha. Përmbytjet morën gjashtë jetë në Rumani dhe nga një në Austri, Poloni dhe Republikën Çeke. Një person u mbyt të...

Rënia demografike: Greqia përballet me kolaps alarmant të popullsisë!

By: SCAN TV
16 September 2024 at 16:10
Edel Strazimiri / SCAN   Gjashtë vjet pasi Greqia doli nga programet e saj të shpëtimit financiar, duke shënuar fundin zyrtar të një krize të dhimbshme ekonomike, vendi po përballet tani me një lloj të ri emergjence që mund të ndikojë në strukturën e saj sociale dhe ekonomike: rënien e popullsisë. Parashikimet sugjerojnë se deri në vitin 2070, popullsia e...

70 programe financimi për bizneset – Gonxhja: Informacion i unifikuar, synim mbështetja e eksportuesve

By: SCAN TV
16 September 2024 at 15:39
Elisabeta Dosku/ SCAN   Qeveria “ka në dorë” 70 programe financimi, disa prej tyre të përbashkëta me donatorë, të cilat do të jenë në ndihmë të bizneseve dhe kryesisht të atyre që janë prekur nga mbiçmimi i lekut. Pjesëmarrës së konferencën “Balkanomiks”, Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, dha më shumë theksoi se do të ofrohet informacion i unifikuar mbi këto...

“Ringjallja” e industrisë ushtarake – Balluku: Pas paketës ligjore, shumë shpejt do kemi rezultatet e para

By: SCAN TV
16 September 2024 at 15:07
  Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes”.  Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte e pranishme në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale, teksa gjatë fjalës së saj theksoi se...

Fabrikë e “gjelbër” në Kroaci – Projekti i parë i këtij lloji në vend me zero emetime karboni

By: SCAN TV
16 September 2024 at 15:01
Kristi Ceta/SCAN   Kompania Holcim Hrvatska ka vendosur të transformojë fabrikën e saj të çimentos në Koromaçno, Kroaci, në objektin e parë të këtij lloji në vend me “zero” emetime karboni, duke u bërë një nga fabrikat pioniere në Evropë. Kjo nismë është pjesë e projektit KOdeCO Net Zero, i cili synon të dekarbonizojë prodhimin e çimentos duke zbatuar një...

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim – Brenda 20 nëntorit, BERZH miraton kredinë 30 mln euro. Kosto totale, 120.5 mln euro

By: SCAN TV
16 September 2024 at 14:02
Ola Mitre / SCAN   Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë parashikohet të miratohet në datën 20 nëntor nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, teksa pak ditë më parë kjo bankë bëri me dije se ka kaluar në fazën e “hulumtimit”. Huaja ka një vlerë prej 30 mln euro, teksa financimi do të përdoret për rehabilitimin...

“Ulni korrupsionin që të tërhiqni investime!” – Hyland: Plani i Rritjes Ekonomike i shërben përafrimit me tregun e përbashkët evropian

By: SCAN TV
16 September 2024 at 14:01
Ledina Elezi/SCAN   Që të tërheqë investime të reja, Shqipëria duhet të punojë për uljen e mëtejshme të shkallës së korrupsionit. Kjo ishte një nga pikat kryesore në të cilat u ndal Drejtoresha për Evropën Qendore dhe Jugore nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Colleen Hyland, gjatë Konferencës Balkanomics. Sipas saj, Shqipëria ka përparuar në zvogëlimin e këtij fenomeni, por duhet...

“Të punohet për rritjen e kapitalit njerëzor!” – Salinas, në Balkanomics: Bizneset të adresojnë sfidat e ndryshimeve klimatike

By: SCAN TV
16 September 2024 at 13:57
Ledina Elezi/SCAN   Dita e tretë e Konferencës Balkanomics kishte në fokus rritjen ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes investimeve inteligjente. Sipërmarrës, ekspertë dhe politikëbërës u mblodhën për të diskutuar tema të tilla si aksesi në financë, politikat ESG, inovacionet teknologjike dhe strategjitë e investimeve. Ndër të ftuarit në panel ishte edhe Menaxheri i Bankës Botërore në vendin tonë,...

Greqia, vendi i dytë më i varfër në BE – Sipas Eurostat, në vend të parë renditet Bullgaria

By: SCAN TV
16 September 2024 at 13:52
Kristi Ceta/SCAN   Greqia është vendi i dytë më i varfër në Bashkimin Evropian, pas Bullgarisë, bazuar në PBB (Prodhimin e Brendshëm Bruto) për frymë në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Entit Statistikor të Bashkimit Evropian (Eurostat). Gjithashtu se me zvogëlimin e vazhdueshëm të hendekut mes Greqisë dhe Bullgarisë, ka gjasa që vendi të gjendet në fund...

Bizneset shqiptare, rritet pesimizmi për ekonominë – Barometri Ballkanik i RCC: Rreth 19% e sipërmarrësve presin të përkeqësohet situata

By: SCAN TV
16 September 2024 at 13:51
Xhorxhina Deda/SCAN   Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka bërë publik Barometrin Ballkanik për vitin 2024, i cili ndahet në anketën e Opinionit Publik dhe anketën e Opinionit të Biznesit. Përgjigjet nga të anketuarit janë sistemuar, analizuar dhe prezantuar në dy raporte që bëhen publikë nga institucioni. “Scan Intel” është ndalur në Anketën e Opinionit të Biznesit duke analizuar pritshmëritë për...

Shitjet në hotele dhe restorante prekin “kulmin” – Sezoni i mbarë turistik, më shumë qarkullim edhe për agjencitë e udhëtimit

By: SCAN TV
16 September 2024 at 13:49
Elisabeta Dosku/ SCAN   Ky vit duket se ka pasur një sezon edhe më të mbarë turistik se viti i kaluar që në nisje të tij. Referuar të dhënave të zyrtare të Instituti i Statistikave, indekset e treguesve në aktivitetin hotele, përgjatë periudhës Prill-Qershor, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në raport me të njëjtën periudhë të një viti më...

“Vonesat me rivlerësimin po pengojnë tregun” – Pipiria: Vihet re një rënie e shit-blerjeve të pasurive të paluajtshme

By: SCAN TV
16 September 2024 at 12:47
Lidion Kulla/Scan   Vonesat në diskutimin dhe më pas miratimin e nismës për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, po ndikojnë në ngadalësimin e këtij tregu, pasi kanë rënë ndjeshëm transaksionet. I ftuar në studion e TV Scan, Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësuesve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), deklaroi se këto vonesa kanë sjellë një bllokim momental...

Italia teston mësimdhënien e asistuar nga “IA” – Qeveria synon përdorimin e teknologjisë së re në shkollat e vendit

By: SCAN TV
16 September 2024 at 12:47
Kristi Ceta/SCAN   Italia po prezanton inteligjencën artificiale në shkollat ​​e saj ndërsa qeveria e kryeministrit Giorgia Meloni po eksploron mënyra të reja për të zhvilluar aftësitë digjitale të vendit. Ministri i Arsimit Giuseppe Valditara tha se softueri i asistuar nga IA do të testohet në 15 klasa në katër rajone, me synimin për të zgjeruar skemën më vonë nëse...

Sektori bankar, me rritje edhe në gusht – Aktivet kalojnë vlerën e 7.5 miliardë lekëve

By: SCAN TV
16 September 2024 at 12:46
Armela Duka/SCAN   Aktivet e sektorit bankar kanë shënuar rritje në muajin gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të sektorit në fund të këtij muaji arriti në 7.51 miliardë lekë krahasuar me 7.3 miliardë  lekë  që ishte në muajin paraardhës. Stimulimi i rritjes së sektorit bankar gjatë gushtit mund të shpjegohet me...

Denaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare

By: SCAN TV
16 September 2024 at 12:44
  Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka paraqitur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”. Në fjalën e saj, ministrja theksoi rëndësinë e këtij projektligji në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare dhe përmbushjen e objektivave të Bashkimit Evropian për bujqësinë organike. Sipas ministres...

Borxhi i Britanisë do të 3-fishohet në 50 vite – Faktorët ndikues janë plakja e popullsisë, kriza klimatike, pasiguria

By: SCAN TV
16 September 2024 at 11:45
Kristi Ceta/SCAN   Sipas raportit të fundit nga Zyra për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR), borxhi kombëtar i Britanisë së Madhe është parashikuar të trefishohet, duke shkuar në më shumë se 270% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) brenda 50 viteve të ardhshme. Kjo rritje dramatike e borxhit është e lidhur ngushtë me disa sfida të rëndësishme, duke përfshirë plakjen e...

Ujësjellësit rrisin arkëtimet – 18.6% më shumë, norma e pagesës së faturave të ujit arrin në 115%

By: SCAN TV
16 September 2024 at 11:19
Ola Mitre / SCAN   Treguesi i normës së arkëtimit në ujësjellës-kanalizime ka pësuar përmirësim gjatë muajit gusht të këtij viti, në raport me gushtin e vitit të kaluar, duke ruajtur tendencën e shënuar edhe përgjatë periudhës janar – korrik 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, niveli i arkëtimeve në muajin gusht...

Humbëm 7.3 mln euro nga duhani kontrabandë – Në vitin 2023 u konsumuan 100 milionë cigare, ose gati 2.9% e totalit

By: SCAN TV
16 September 2024 at 11:10
Xhorxhina Deda/SCAN   Konsumi i duhanit të paligjshëm është rritur për të pestin vit radhazi në Europë, duke arritur në 35.2 miliardë cigare kontrabandë të konsumuara në vendet e Bashkimit Europian dhe 52.2 miliardë cigare në 38 vende eruopiane, sipas një raporti të hartuar nga Philip Morris International (PMI). Ky numër përfaqëson 8.3 për qind të konsumit total të cigareve në vitin...

Zvicra, vendi më i mirë për pension të rehatshëm – Sistemi shëndetësor dhe taksat e ulëta, ndër avantazhet kryesore

By: SCAN TV
16 September 2024 at 10:40
Kristi Ceta/SCAN    Një raport i fundit i “US News and World” renditi vendet më të mira për një pension të rehatshëm bazuar në një anketë ndërkombëtare me afërsisht 17,000 njerëz dhe një nëngrup prej 5,900 të anketuarve në mesin e të 40-tave e lart. 89 vendet u renditën bazuar në shtatë atributet e mëposhtme, si çmimet e përballueshme, mjedis...
❌
❌