Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Pas pesë ditë kërkimi, gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq

16 September 2024 at 12:56

Një person është gjetur sot pa shenja jete pas pesë ditë kërkimi në Leposaviq.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Sipas kësaj faqe, trupi i pajetë është nga fshati Vuçë e Leposaviqit dhe ishte në kërkim për pesë ditë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët.

“Është gjetur trupi i pajetë në ditën e 5 të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë e Leposaviqit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarët”, thuhet në postimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post Pas pesë ditë kërkimi, gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq appeared first on Telegrafi.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e dy personave në Prishtinë

16 September 2024 at 10:44

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinë me autorizim nga prokuroria kompetente po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas një postimi të publikuar në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, shkruhet në postim. /Telegrafi/

The post Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e dy personave në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

❌
❌