Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Të ardhurat e Rusisë nga nafta, në rënie – Vlerat e eksporteve kanë rënë me 30% nga qershori i 2024

By: SCAN TV
19 September 2024 at 17:06
Kristi Ceta/SCAN   Vlera e eksporteve të naftës së papërpunuar të Rusisë është ulur me gati 30% që nga fundi i qershorit, për shkak të rënies së çmimeve ndërkombëtare. Edhe pse eksportet janë rritur, të ardhurat janë reduktuar, me një mesatare prej 1.5 miliardë dollarësh në javë. Vlera e eksporteve të naftës së papërpunuar të Rusisë ka rënë me gati...

“BE duhet të gjejë ekuilibrin në tregtinë me Kinën” – Draghi propozon zgjidhje “komplekse” për sektorin e gjelbër

By: SCAN TV
19 September 2024 at 16:12
Kristi Ceta/SCAN   Ish-kryeministri italian Mario Draghi theksoi se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë produkte të gjelbra nga Kina për të arritur ambiciet klimatike, por gjithashtu të ruajë teknologjinë e tij të pastër. Ai sugjeroi një qasje të balancuar midis hapjes ndaj investimeve të huaja dhe ruajtjes së pavarësisë në sektorë kritikë. Mbështetja te Kina për furnizimin me produkte të...

Sa përfituan punonjësit e arsimit profesional? – 1650 në total u paguan mesatarisht 22.600 lekë më shumë

By: SCAN TV
19 September 2024 at 15:35
Diamila Leka/ Scan Qeveria tashmë vëmendjen e ka kthyer te Arsimi Profesional ku prioritet i ka dhënë edhe përmes buxhetit afatmesëm 2025-2027. Ndërkohë sipas një publikimi të Ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhja nga rritja e pagave kanë përfituar edhe punonjësit e këtij sektori. Sipas të dhënave, gjithsej janë 1650 punonjës të Arsimit Profesional, ndërsa janë mesatarisht +22.600 lekë në muaj...

Gjermania do të rrisë importet e naftës nga Kazakistani – Scholz kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm për lëndët e para

By: SCAN TV
19 September 2024 at 15:05
Kristi Ceta/SCAN   Kazakistani i pasur me naftë është partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë në Azinë Qendrore. Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh se do të “bëjë gjithçka” për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike me partnerin aziatik. Në takimin me presidentin e Kazakistanit Kasim-Jomart Tokaev, ai theksoi “bashkëpunimin e vazhdueshëm” në sektorin e lëndëve të para, duke përfshirë litiumin. “Të...

Kosovë, rriten investimet për energjinë e rinovueshme – Rreth 160 biznese kanë përfituar nga projekti i BERZH, BE

By: SCAN TV
19 September 2024 at 14:50
Kristi Ceta/SCAN   Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nisur në Kosovë linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së. Përmes këtij program, bizneset do të kenë mundësi për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë...

Turqia, blerësi më i madh i arit në botë – Dobësimi i dollarit amerikan rrit kërkesën për metalin e çmuar

By: SCAN TV
19 September 2024 at 13:53
Kristi Ceta/SCAN Çmimet e arit janë në një nivel rekord dhe një arsye është vendimi i mundshëm i autoriteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ulur normat e interest. Tregtarët e aksioneve supozojnë se metali i çmuar do të jetë edhe më tërheqës në të ardhmen e afërt, në krahasim me obligacionet shtetërore. Bankat qendrore po dyfishojnë blerjet e...

Shqipëri, 120 mijë shtetas të huaj erdhën për biznes – Rritja 57% më shumë krahasuar me periudhën e vitit të kaluar

By: SCAN TV
19 September 2024 at 13:46
Hamit Yzeiraj/Scan   Sektori i turizmit po ndjek të njëjtën trajektore pozitive në lidhje me investimet e huaja. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, gjatë 7 muajve të parë të vitit, numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi ka arritur gati 120 mijë. Kjo rritje tregon një interes të madh për vendin tonë...

“Kurset e kodimit, garantojnë punësim” – Gonxhja: Po punojmë për më shumë financime

By: SCAN TV
19 September 2024 at 13:08
Elisabeta Dosku/ SCAN   Qeveria shqiptare u bën apel të rinjve që të regjistrohen në arsimin profesional si mundësi e artë që garanton punësim të shpejtë, dhe një nga degët që ka interes është dhe Programi i Kodimit. Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, zhvilluan një takim me studentë që po...

Kina ‘godet’ 9 firma amerikane me ngrirje të pronave për shitjen e armëve në Tajvan!

By: SCAN TV
19 September 2024 at 12:48
Edel Strazimiri / SCAN   Kina njoftoi hapa kundër nëntë firmave të lidhura me ushtrinë amerikane të mërkurën lidhur me shitjet e armëve amerikane në Tajvan, duke ngrirë pronat e tyre brenda Kinës, në lëvizjen e fundit për të vënë presion të shtuar mbi Shtetet e Bashkuara për të ndaluar shitjet e armëve në ishull. Kina i ka bërë vazhdimisht...

Rritet konsumi i energjisë në tregun e liberalizuar – Enti Rregullator: Shkalla e hapjes së tregut shkon në 33.38% të konsumit

By: SCAN TV
19 September 2024 at 12:31
Ola Mitre / SCAN   Konsumi i energjisë elektrike në tregun e liberalizuar pësoi rritje gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, shkalla e hapjes së tregut për periudhën janar – qershor 2024 arriti në 33.38 % të konsumit total, nga 30.81%...

333.3 mln lekë për rritjen e sigurisë rrugore – FSHZH hap tenderin, ndërhyrje në akset rajonale e locale

By: SCAN TV
19 September 2024 at 12:30
Ola Mitre / SCAN   Me një fond limit prej 333.3 mln lekë, Fondi Shqipar i Zhvillimit ka hapur tenderin për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore. Ndërhyrjet parashikohet të përfshijnë 4 rajonet e vendit, ndonëse nuk janë bërë me dije akset e përzgjedhur. Gjithsesi, specifikohet se ndërhyrjet për përmirësimin e sigurisë dhe sinjalistikës do përfshijnë akset rrugore rajonale e...

Punësimi në Shqipëri, më poshtë se rajoni – Barometri i Ballkanit: Vetëm 39% e të anketuarve thanë se janë në punë

By: SCAN TV
19 September 2024 at 12:26
Xhorxhina Deda/SCAN Shqipëria ka numrin më të ulët të të punësuarve dhe numrin më të lartë të atyre që janë pa punë në rajon. Këtë thonë të dhënat e Barometrit të Ballkanit sa i përket anketës së opinionit të publikut për vitin 2024. Të pyetur se cili është statusi aktual i punësimit, rreth 39% e të anketuave në Shqipëri janë...

Shqiptarët, akoma “të frikësuar” nga vjedhja e të dhënave – Rreth 61% e tyre ndihen të kërcënuar nga krimi kibernetik, ndjeshëm mbi mesataren rajonale

By: SCAN TV
19 September 2024 at 12:24
Armela Duka/SCAN   Në epokën dixhitale, shqetësimet për sigurinë e të dhënave personale vazhdojnë të mbeten një ndër problemet kryesore për shqiptarët. Të dhënat nga “Barometri i Ballkanit” për vitin 2024 tregojnë se shqetësimi kryesor për shqiptarët në lidhje me përdorimin e mjeteve dixhitale dhe internetit është krimi kibernetik, veçanërisht vjedhja e të dhënave personale. Me një përqindje prej 61%,...

Pagesat e energjisë, OSHEE ofron aplikacionin për klientët – Algert Luzi: Aplikacioni pranon ankesat e klienteve nga brenda e jashte vendit

By: SCAN TV
19 September 2024 at 12:05
  Pagesat e energjisë elektrike mund të bëhen edhe nëpërmjet një aplikacioni që tashmë OSHEE ka vënë në përdorim për klienttë e vet. Algert Luzi, administrator i FSHU, tha gjatë një interviste në televizionin SCAN se shumë nga marrëdhëniet me klientët tashmë mund të realizohen pa qenë e nevojshme të shkohet në sportel. Ankesat, aplikimet për lidhjet e reja me...

Ky shtet europian ka nevojë për gati 20 mijë shtëpi të tjera në vit për të përmbushur kërkesat!

By: SCAN TV
19 September 2024 at 11:42
Edel Strazimiri / SCAN   Irlanda duhet të ndërtojë rreth 20,000 prona shtesë çdo vit nëse dëshiron të përmirësojë krizën kombëtare të strehimit të vendit, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore Irlandeze. Vendi, një nga vendet brenda BE-së me krizën më të rëndë të strehimit, ka kosto mbresëlënëse për strehim. Në vitin 2022, ishte dyfishi i mesatares së BE-së....

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën – Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.4% në Gusht

By: SCAN TV
19 September 2024 at 11:12
Xhorxhina Deda/SCAN   Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Gusht të vitit 2024 regjistrohet në 2.4%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2.0%. Rikujtojmë se në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i...

Si do kthehen 5 mln euro tek 6 mijë profesionistë të lirë? – Nisma e PD depozitohet në Kuvend/ Të falen edhe kamatvonesat e vendosura

By: SCAN TV
19 September 2024 at 11:00
Elisabeta Dosku/ SCAN   Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 %, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili shfuqizoi këtë nen, rezultojnë se janë 6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhen 1 janar 2024 deri me 30...

Integrimi Europian, kërkohët më shumë prani në instuticionet e BE – Edi Rama: Po lobojmë për praninë e ekspertëve tanë në Parlamentin Europian

By: SCAN TV
19 September 2024 at 11:00
  Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë prani të vendeve kandidate në institucionet e Bashkimit Europian. Pas një takimi të zhvilluar në Bruksel, në  komitetit ekonomik e social Europian Rama e ka lidhur këtë me rritje e ekspertizës dhe jo thjeshtë me fondet. Ai ka folur për një lobim të ngjashëm për prani në Parlamentin Europian. Pala europiane ka...

Hapet Në Gjermani rafineria e parë e litiumit në Europë!

By: SCAN TV
19 September 2024 at 10:43
Edel Strazimiri / SCAN   AMG Lithium hapi rafinerinë e parë të litiumit në Europë në Bitterfeld-Wolfen në Gjermani. Rafineria u ndërtua në pak më shumë se dy vjet dhe kushtoi rreth 140 milionë euro. Shumica e litiumit të uzinës do të vijë nga Brazili. Puna e rafinerisë është të konvertojë më pas lëndën e parë në hidroksid litiumi të...

Dobësohen edhe më tej Dollari dhe Euro –  Sa këmbehen sot valutat kryesore?

By: SCAN TV
19 September 2024 at 09:35
  Dollari amerikan ka humbur sërish pikë sot në raport me dje duke u blerë me 88.8 lekë dhe duke u shitur me 90 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Ndërkaq edhe monedha europiane ka pësuar zbritje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 99.2 lekë dhe është shitur me 99.9 lekë. Franga zvicerane gjithashtu...
❌
❌