Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Kapet me armë në automjet të blinduar, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra

By: Mirgen
19 September 2024 at 09:15

Policia ka arrestuar një person të cilit gjatë kontrollit i ka gjetur një pistoletë me krëhër me fishekë. 30 -vjeçari nga Gjirokastra udhëtonte me një automjet tip audi të blinduar. Ngjarja ndodhi në bukevardin “Bajram Curri”. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Operacioni u […]

The post Kapet me armë në automjet të blinduar, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra appeared first on BoldNews.al.

20 të vrarë, 450 të plagosur nga shpërthimet e radiove të dorës së Hezbollahut

By: Mirgen
19 September 2024 at 09:04

Të paktën 20 persona u vranë dhe 450 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të radiove të dorës që përdoren për komunikim nga organizata Hezbollah. Shpërthimet ndodhën në pjesën jugore të Libanit dhe në rrethinat e Bejrutit. Së paku një nga shpërthimet ndodhi pranë një funerali të organizuar nga Hezbollahu, organizatë që mbështetet nga Irani, […]

The post 20 të vrarë, 450 të plagosur nga shpërthimet e radiove të dorës së Hezbollahut appeared first on BoldNews.al.

Veriu i Italisë nën pushtetin e përmbytjeve

By: Mirgen
19 September 2024 at 08:41

Prej ditësh Italia është përfshirë nga kushte të këqija atmosferike, ku nuk munguan jo vetëm dëbora e parë në muajin shtator, por edhe tornado, ciklone dhe stuhi shiu të shoqëruara me përmbytje masive, kryesisht në rajonin e veriut, me rrymën gati apokaliptike që ka përfshirë të gjithë Europën. Shumë banorë të evakuar deri tani në […]

The post Veriu i Italisë nën pushtetin e përmbytjeve appeared first on BoldNews.al.

FBI: Hakerët iranianë i dërguan Biden dokumente konfidenciale të Trump

By: Mirgen
19 September 2024 at 08:36

Hakerët iranianë vodhën dokumente konfidenciale nga fushata e Donald Trump dhe i dërguan ato te Joe Biden. Këtë e bënë të ditur FBI dhe agjenci të tjera federale. Hakerët u përcollën emaile të padëshiruara personave të lidhur me presidentin demokrat, në një përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024-ës në SHBA. Hakerët i dërguan […]

The post FBI: Hakerët iranianë i dërguan Biden dokumente konfidenciale të Trump appeared first on BoldNews.al.

Paralajmërimi i ekspertëve: Inteligjenca Artificiale po përshpejton krizën klimatike

By: Mirgen
19 September 2024 at 07:58

Nëse kujdeseni për mjedisin, mendoni dy herë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Inteligjenca Artificiale gjeneruese përdor 30 herë më shumë energji sesa një motor kërkimi tradicional, paralajmëron studiuesi Sascha Luccioni, i cili është në një mision për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin në mjedis. I njohur si një nga 100 njerëzit më me ndikim në […]

The post Paralajmërimi i ekspertëve: Inteligjenca Artificiale po përshpejton krizën klimatike appeared first on BoldNews.al.

Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

By: Mirgen
18 September 2024 at 22:46

SHBA njoftoi se po mbledh informacione lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban. Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu? Pas sulmit me sa duket të koordinuar në Liban, ku shpërthyen pagerët që u përkisnin anëtarëve të milicisë terroriste Hezbollah, kjo organizatë akuzoi Izraelin se ka depërtuar në sistemin e saj të komunikimit. Pagerët […]

The post Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu? appeared first on BoldNews.al.

Daci: Çështja zgjidhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese

By: Mirgen
18 September 2024 at 22:27

Juristi Jordan Daci thotë se çështja e mandatit të Olta Xhaçkës mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga Komisioni i Venecias, të cilit i është drejtuar PS. Në emisionin “Real Story”, ai tha se gjykata mund ta zgjidhë këtë si një konflikt kushtetuese. Ndërkohë, avokati Sokol Hazizaj tha se dërgimi i çështjes […]

The post Daci: Çështja zgjidhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Hazizaj për mandatin e Xhaçkës: Kërkesa do ketë përsëri të njëjtën përgjigje

By: Mirgen
18 September 2024 at 22:09

Avokati Sokol Hazizaj ka treguar lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka se ka dy rrugë që mund të ndiqen. Ai ka thënë se sot loja është bërë më e sofistikuar dhe më keqdashëse. Mirëpo, sipas Hazizajt, kërkesa që duhet të vijë nga një grup deputetësh, përsëri do të ketë të njëjtën përgjigje, vendimmarrje politike. […]

The post Hazizaj për mandatin e Xhaçkës: Kërkesa do ketë përsëri të njëjtën përgjigje appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Presidenti serb: Do të kemi shumë probleme në Kosovë!

By: Mirgen
18 September 2024 at 21:55

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sonte se takimi i nesërm në Bruksel, ku po udhëton me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë i rëndësishëm. “Do të ketë një takim shumë të rëndësishëm kryesisht për ritmet e rritjes dhe tregun. Sigurisht që do të diskutohen edhe disa probleme, si […]

The post Presidenti serb: Do të kemi shumë probleme në Kosovë! appeared first on BoldNews.al.

“Gjithçka ndodh brenda 1 ore”/ Mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

By: Mirgen
18 September 2024 at 21:46

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën. Bogdani u nda nga jeta pas një ataku kardiak, teksa ishte duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga kafenetë e kryeqytetit. Mjeku Indrit Temali shpjegoi në emisionin Barometri në Euronews […]

The post “Gjithçka ndodh brenda 1 ore”/ Mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur appeared first on BoldNews.al.

OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit ‘joligjor’

By: Mirgen
18 September 2024 at 21:31

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka miratuar të mërkurën një rezolutë palestineze, e cila i kërkon Izraelit t’i japë fund “pranisë së jashtëligjshme në territoret e uzurpuara palestineze” brenda 12 muajve. Njëqind e njëzet e katër shtete votuan për këtë rezolutë, 43 të tjera abstenuan, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe […]

The post OKB i kërkon Izraelit t’i japë fund uzurpimit ‘joligjor’ appeared first on BoldNews.al.

Situata në Lindjen e Mesme, Gjermania “ngrin” eksportet e armëve për Izraelin

By: Mirgen
18 September 2024 at 21:11

Qeveria gjermane do të “ngrijë” eksportet e armëve për në Izrael. Vitin e kaluar Gjermania miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë 326.5 miliardë euro, që është 10 herë më shumë se vlera e eksporteve përkatëse në vitin 2022. Eksportet kanë qenë të kufizuara këtë vit, me vlerën e tyre në 14.5 milionë […]

The post Situata në Lindjen e Mesme, Gjermania “ngrin” eksportet e armëve për Izraelin appeared first on BoldNews.al.

Osmani për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik

By: Mirgen
18 September 2024 at 21:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdanit. Mes rreshtave Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjen, bashkëshorten dhe fëmijët, e gjithashtu ka shkruar se të ndjerin e njihte prej më shumë se dy dekadash. Në mesazhin e saj ngushëllues, presidentja Osmani […]

The post Osmani për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik appeared first on BoldNews.al.

Trump i rikthehet fushatës pasi i shpëtoi atentatit të dytë

By: Mirgen
18 September 2024 at 09:43

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është kthyer aktiviteteve të fushatës zgjedhore për herë të parë që prej një përpjekjeje të dytë për vrasjen e tij. Trump është lavdëruar më 17 shtator se “vetëm presidentëve të rëndësishëm iu bëhet atentat”, teksa ka përshëndetur kundërshtaren e tij, kandidaten demokrate […]

The post Trump i rikthehet fushatës pasi i shpëtoi atentatit të dytë appeared first on BoldNews.al.

Begaj: Porto Romano, një tjetër mundësi për NATO-n

By: Mirgen
18 September 2024 at 09:36

Presidenti Bajram Begaj, duke folur në konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut , tha se Porto Romano është afruar si një mundësi tjetër nga Qeveria shqiptare për NATO-n. Begaj tha se rritja e buxhetit për mbrojtjen në masën 2% nuk është më pika kulminante, por një bazë […]

The post Begaj: Porto Romano, një tjetër mundësi për NATO-n appeared first on BoldNews.al.

Pas “Sky ECC” zbërthehet “Ghost”, qindra persona përfundojnë në pranga

By: Mirgen
18 September 2024 at 09:24

Platforma e kriptuar e komunikimit “Ghost” është zbërthyer nga autoritetet e zbatimit të ligjit, nën dyshimet se është përdorur për veprimtari kriminale. Qindra persona mësohet se janë arrestuar në një operacion të shtrirë nga Europa në Australi. Autoritetet bënë lëvizjen e tyre të martën dhe të mërkurën, duke arrestuar personazhe të krimit Itali, Irlandë, Suedi, […]

The post Pas “Sky ECC” zbërthehet “Ghost”, qindra persona përfundojnë në pranga appeared first on BoldNews.al.

Lindin me koka të bashkuara, vajzat binjake ndahen pas një operacioni 14 orësh

By: Mirgen
18 September 2024 at 09:20

Vajzat binjake njëvjeçare, me koka të ngjitura, janë ndarë me sukses gjatë një operacioni 14 orësh të udhëhequr nga një kirurg kryesor britanik. Profesor Noor ul Owase Jeelani nga Great Ormond Street Hospital përdori teknologjinë kryesore të realitetit të përzier për të përfunduar procedurën komplekse në Minal dhe Mirha në Turqi. Të dyja ndodhen në […]

The post Lindin me koka të bashkuara, vajzat binjake ndahen pas një operacioni 14 orësh appeared first on BoldNews.al.

Eksportet nuk ngrenë “kokë”, bien 15%! Faktorët që çuan në tkurrjen e fortë

By: Mirgen
18 September 2024 at 09:05

Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë muajit gusht, me të gjitha grupet që kanë shënuar rënie. Shitjet jashtë vendit prej një periudhe të zgjatur po vuajnë presionet të ndikuara nga nënçmimi i euros, rritja e kostove, sidomos atyre të punës si dhe konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare. Sipas të dhënave të INSTAT, në Gusht […]

The post Eksportet nuk ngrenë “kokë”, bien 15%! Faktorët që çuan në tkurrjen e fortë appeared first on BoldNews.al.

Ambasadori i Iranit në Liban humbet njërin sy pas shpërthimeve

By: Mirgen
18 September 2024 at 09:01

New York Times (NYT), duke cituar dy anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, ka raportuar se ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amini, ka humbur njërin sy dhe është plagosur rëndë në tjetrin për shkak të shpërthimeve të djeshme të sinjalizuesve biper. Gardianët i thanë gazetës se lëndimet e ambasadorit ishin më serioze […]

The post Ambasadori i Iranit në Liban humbet njërin sy pas shpërthimeve appeared first on BoldNews.al.

Paloka publikon foton/ Parlamentit rumun i vihet flaka

By: Mirgen
17 September 2024 at 22:44

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, pasi një qytetar i ka vendosur flakën parlamentit. Ai ka ndezur zjarr në një paradhomë, ku kalohet për te një sallë dedikuar për vizitorët. Kjo ka bërë që më pas të bëhet evakuimi i godinës. “Një burrë i moshës 60-65 vjeç i ka vënë flakën lokaleve, flakët […]

The post Paloka publikon foton/ Parlamentit rumun i vihet flaka appeared first on BoldNews.al.

❌
❌