Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi përplaset me Spiropalin në Konferencën e Kryetarëve

By: Ela
17 September 2024 at 10:10

Mbledhja e Konferencës së kryetarëve ka nisur me debate dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar. […]

The post Mandati i Xhaçkës/ Bardhi përplaset me Spiropalin në Konferencën e Kryetarëve appeared first on BoldNews.al.

Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

By: user 11
17 September 2024 at 10:12

Me debate ka nisur mbledhja e Konferencës së kryetarëve dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar.

Ndër të tjera, ai u shpreh se me opinionin që pritet të merret nga Komisioni i Venecias, synohet shpëtimi i mandatit të Xhaçkës, me procedurë.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkëjetesën me opoziten. Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren. Nuk ka ndodhur kurre qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure. Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, këtu ka te beje me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.

Një replikë për këtë çështje ka patur dhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, i cili deklaroi se e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Xhaçka.

Ai shtoi se një opinion nga Komisiomni i Vencias do t’u vlente të gjithëve.

The post Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

PS-PD përplasen për Xhaçkën/ Bardhi: E dinim 3 orë para vendimin tuaj, hodhët në erë vendimin e Kushtetueses, Peleshi: Venecia do ju shërbejë edhe juve

By: V K
17 September 2024 at 10:18

Mazhoranca dhe opozita në mbledhjen me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetareve të grupeve dhe komisioneve parlamentare, kanë vijuar akuzat mes tyre për çështjen “Xhaçka”.

DEBATET NË KONFERENCËN E KRYETARËVE

Gazment Bardhi – Elisa Spiropalit:Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur të injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur te hidhni në erë Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkejetesen me opoziten.

Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor.

Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyren.

Nuk ka ndodhur kurr qe kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure.

Ketu nuk ka te beje me Individin pasi per ne iken nje Xhacke dhe vjen nje tjeter, kutu ka te beje me parimet kushtetuese.

Votimin e kishit orientuar, mos bëni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para se si do silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris, po minoni bashkëjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju nuk pyesni për vendimet”.

Niko Peleshi:Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke çuar mandatin në seancë. Kemi zbatuar gjithë detyrimin, s’bëhet fjalë për mandatin e një deputeti, është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Ne besojmë se një mendim nga Venecia na vlen të gjithëve bashkë, në konflikt mes dy të drejtave, pra diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe zbatimit të detyrimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo qartësi do na vlejë dhe do ju vlejë dhe juve”.

The post PS-PD përplasen për Xhaçkën/ Bardhi: E dinim 3 orë para vendimin tuaj, hodhët në erë vendimin e Kushtetueses, Peleshi: Venecia do ju shërbejë edhe juve appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca nuk çoi mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, reagon BE: Nuk është hap në drejtimin e duhur

By: V K
13 September 2024 at 13:38

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka reaguar në lidhje me mos votimin mbrëmjen e djeshme në Kuvend, për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga gazetari Ergys Gjençaj, BE shprehet se ajo që ndodhi dje është një hap jo në drejtimin e duhur, ndersa shton se zbatimi i vendimeve të GJK nga Parlamenti, është thelbësore.

Delegacioni i BE thekson se kjo lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, thuhet në reagim.

The post Mazhoranca nuk çoi mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, reagon BE: Nuk është hap në drejtimin e duhur appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca nuk e miraton, mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohemi “Venecias”

By: V K
13 September 2024 at 07:36

Mbrëmjen e djeshme, pas një seance maratonë, Kuvendi vendosi të mos dërgojë mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese për verifikim.

Mazhoranca ka votuar me 65 vota pro dhe 9 kundër, ndërsa 25 votat pro të opozitës nuk kanë mundur të dërgojnë çështjen në GJK.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se në lidhje me këtë çështje do t’i drejtohen Komisionit të Venecias.

“Që nesër, si kryetare e Kuvendit do t’i drejtohem komisionit të Venecias për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, u shpreh Spiropali.

Kujtojmë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, më 11 korrik ja bëri të qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

“Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionin në Gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas GJK, është vlerësuar se Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimit të saj, duke mos zbatuar nenin, i cili parashikon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

Gjykata ritheksoi se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit dhe se asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë.

“Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të saj është i tillë që ju imponon të gjithë organeve shtetërore fuqinë detyruese të vendimit të saj. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit”, sqarohej më tej.

The post Mazhoranca nuk e miraton, mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohemi “Venecias” appeared first on Albeu.com.

Nga interpelanca me Ramën për mbetjet toksike te shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

By: V K
12 September 2024 at 07:44

Ditën e sotme në orën 10:00, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancën e dytë plenare që me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Sipas rendit të ditës, seanca do të nis fillimisht më një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi, kërkuar nga ky i fundit.

Interpelanca mësohet se ka të bëjë me dyshimet për transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.

Po ashtu, në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë.

Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës, është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.

Rendi i ditës

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 12.9.2024, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 2 shtator 20 shtator 2024,

URDHEROJ:

1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.9.2024, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.

4. Interpelancë urgjente me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

5. Akti normativ nr. 2, datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.

6. Akti normativ nr. 3, datë 28.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë.

8. Projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të
Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar.

10. Projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”.

12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

13. Projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Nga interpelanca me Ramën për mbetjet toksike te shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi u drejtohet socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK

By: V K
27 August 2024 at 12:18

Anëtarja e Këshillit të Legjislacionit, deputete e PS-së Klotilda Bushka, shprehu dakordësinë e saj lidhur me draft-raportin e paraqitur nga opozita, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, me përjashtim të propozimit për paraqitjen e një raporti.

Bushka tha se është plotësisht dakord që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancë “Për dërgimin në

Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.

Por Bushka tha se nuk ka pse të kemi një raport, por të veprohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Bushka tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një replikë me deputeten Bushka, tha se çështja nuk është aq e thjeshtë saç mundohet ta paraqesë ligjvënësja socialiste.

Bardhi tha se deputetët e PS injoruan Kushtetutën dhe vendosën të mos zbatojnë vendimin e Kushtetutës.

“Dhatë mesazhin më të gabuar, sepse vutë në diskutim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju dhatë mesazhin se nuk zbatoni vendime të drejtësisë nëse bien ndesh me interesat tuaja. Duhet të kishte një veprim nga drejtësia në këtë rast, pasi pengimi për të zbatuar një vendim gjyqësor është krim”, tha Bardhi.

Duke iu drejtuar deputetëve të PS-së, Bardhi tha se tashmë Kuvendi është i detyruar edhe në dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese, që të detyrojë Parlamentin të sjellë mocionin që të ushtrojë detyrimet kushtetuese.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo gjë, kemi një dispozitiv të Gjykatës Kushtetuese, pasi ju nuk pranoni të zbatoni vendimin. Për mbi dy vjet mbrojtët Olta Xhaçkën, shpërfillët vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Bardhi.

The post Mandati i Xhaçkës/ Bardhi u drejtohet socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Zbardhet raporti i Këshillit të Legjislacionit: Kuvendi të ekzekutojë vendimin e Kushtetueses

By: V K
27 August 2024 at 11:49

Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi, ka paraqitur raportin e PD sa i takon debateve për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Çupi ka kërkuar nga Kuvendi të ekzekutojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në raportin e përgatitur nga deputetja demokrate, bëhet me dije se Kuvendi duhet të ekzekutojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të shmangur çdo tentative për zvarritje nga ana e mazhorancës socialiste.

Gjithashtu, demokratët kërkojnë që kryeparlamentarja Spiropali te përfshijë në seancën e 2 shtatorit projektvendimin për dërgim menjëherë në Gjykatën Kushtetuese te mandatit te Xhaçkës, ndërsa i sugjerojnë që t’i kujtojë deputetëve që kanë detyrimin vetëm për të votuar “PRO”.

Sipas Partisë Demokratike, “Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash”.

Mandati i Xhqaçkës, PD prezanton raportin në Këshillin e Legjislacionit:

“Mënyra e vetme për zbatimin e këtij vendimi te Gjykatës Kushtetuese është ndjekja e procedurës parlamentare si më poshtë:

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin”, thuhet ne raportin e hartuar nga demokratja Dhurata Çupi.

Beteja e demokratëve për mandatin e Olta Xhaçkës vijon prej dy vitesh mes ecejakeve Parlament-Gjykatë Kushtetuese. Opozita po nxiton ti heqe mandatin Xhackës para se ti mbarojë natyralisht pasi neni 66/a i ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit mund të paraqitet në Kushtetuese jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të tij”.

The post Mandati i Xhaçkës/ Zbardhet raporti i Këshillit të Legjislacionit: Kuvendi të ekzekutojë vendimin e Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses

By: V K
27 August 2024 at 08:35

Diten e sotme, do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, pas kërkesave të opozitës.

Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës, për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të partisë Demokratike.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë, që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

The post Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

❌
❌