Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Procesi i Berlinit – Forcohet bashkëpunimi kundër krimit

18 September 2024 at 15:21

Fokusi i ministerialit të parë të Procesit të Berlinit për këtë vit ishte  në çështjet e sigurisë, migracionit dhe krimit të organizuar. Ministrat nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë nga BE-ja, Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe, ranë dakord në një deklaratë qëllimi që të intensifikojnë bashkëpunimin në këto fusha: “Ramë dakord të përmirësojmë shkëmbimin e të dhënave me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e menaxhimit të migracionit dhe krimit të organizuar”, sqaroi në fund të takimit ministrja gjermane e punëve të Brendshme, Nancy Faeser. Konkretisht bëhet fjalë për regjistrimin biometrik të refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm.

Lufta kundër krimit të organizuar

Faeser theksoi nevojën për përfshirjen e autoriteteve financiare dhe sociale në luftën kundër rrjeteve kriminale, me qëllim ndjekjen e pasurive të tyre dhe ndërprerjen e rrjedhave të paligjshme të parave: “Ne do të zbatojmë metodën ‘Follow-the-Money’ edhe në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që autoritetet e zbatimit të ligjit të mund të identifikojnë, bllokojnë dhe konfiskojnë pasuritë kriminale.” Gjithashtu, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht e fokusuar në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve, mbetet një prioritet i përbashkët: “Ky aktivitet kriminal duhet të ndalet. Ne duhet të mbrojmë veçanërisht viktimat, gratë dhe fëmijët,” shtoi Faeser.

Migracioni i parregullt nga vendet e Ballkanit në ulje

Migracioni i parregullt përmes Rrugës së Ballkanit ka rënë me 77% këtë vit, falë bashkëpunimit me Frontex. Sipas të dhënave, deri më tani janë regjistruar rreth 14,700 emigrantë të paligjshëm në BE përmes kësaj rruge. Ministrat shprehën shqetësim për mbylljen e kufijve dhe kërkuan zgjidhje të përbashkëta në kuadër të BE-së. Ministri grek, Nikos Panagiotopoulos, kërkoi një rregullim të përbashkët në kuadër evropian. Ai tha para gazetarëve, se në veprime të njëanshme, si vendosja e kontrolleve kufitare nga ana e Gjermanisë, qofshin këto edhe të përkohshme, nuk e zgjidhin problemin.

Procesi i Berlinit

Para 10 vitesh, Gjermania filloi të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, aty marrin pjesë edhe një sërë vendesh antare të BE-së si Bullgaria, Franca, Greqia, Italia, Kroacia, Austria, Polonia, Sllovenia, si edhe Britania e Madhe. Qëllimi është të ndihmojë këto vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vitin e kaluar organizatore ishte Shqipëria. Gjermania është organizatorja e këtij viti. Në javët në vazhdim në Berlin zhvillohen një sërë ministerialesh për tema si romët, gender, ekonomi, politika e jashtme, të cilat do të përgatisin samitin e Procesit të Berlinit, që zhvillohet në zyrën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, më 14 tetor. /DW

Procesi i Berlinit, Gjermania: Nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën për momentin

By: D Marku
5 September 2024 at 18:48

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka dhënë detaje nga vizita e emisarit special gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin në Kosovë.

Në një postim në rrjetin X, diplomati gjerman ka shkruar se Sarrazin vizitoi Kosovën për t’i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të bëjë kompromis për marrëveshjen për CEFTA-s.

“Përfaqësuesi i Gjermanisë Manuel Sarrazin vizitoi përsëri Kosovën për të nxitur kryeministrin e Kosovës për të bërë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët Kosovës (liria e lëvizjes së mallrave), duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bordin e CEFTA-s, por pa sukses”, ka shkruar ai.

Rohde ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën.

“Nëse ka nevojë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë përpara pa Kosovën për momentin, në mënyrë që të avancojnë bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai.

Sarrazin gjatë vizitës që zhvilloi në Kosovë tha se ishte i brengosur që nuk kishte parë rezultate konkrete për avancimin e lirisë së lëvizjes, mallrave dhe parasë në kuadër të Procesit të Berlinit.

The post Procesi i Berlinit, Gjermania: Nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën për momentin appeared first on Albeu.com.

❌
❌