Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Publikohet lista e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri

19 September 2024 at 15:58

Ministria e Brendshme publikoi sot listën me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje përfshijnë 15 zyrtarë të interesuar.

Konkretisht thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit i janë përgjigjur: Adriatik Tafçiu, Altin Mena, Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Hajrulla Xhivini, Ibrahim Disha, Idajet Faskaj, Ilir Proda, Lutfi Minxhozi, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Sami Rasha, Shemsi Prençi, Skënder Hita.

Procedurat e përzgjedhjes parashikojnë se brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit. Po ashtu, Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

The post Publikohet lista e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

19 September 2024 at 13:30

Policia e Shtetit ka raportuar sot një plagosje me thikë në një shkollë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, njoftoi policia lokale, e cila ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Të mërkurën, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit. /Telegrafi/

The post Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin appeared first on Telegrafi.

Në kërkim në Kosovë, arrestohen në Tiranë dy të dënuar për trafik droge

19 September 2024 at 11:36

Dy shtetas të shpallur në kërkim nga Kosova për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Tiranë me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 17”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë. /Telegrafi/

The post Në kërkim në Kosovë, arrestohen në Tiranë dy të dënuar për trafik droge appeared first on Telegrafi.

Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

19 September 2024 at 09:42

Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme, pasi në fundin e muajit gusht janë arrestuar për kërcënim ndaj kreut të FSHF, Armand Duka.

Gjykatësi, Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

Nazmiu, president i klubit të futbollit Iliria dhe nipi i tij, ishin dy ndër 6 personat që i shkuan poshtë shtëpisë kreut të FSHF për ta kërcënuar, ku shkak i ngjarjes është bërë mosgrumbullimi në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut.

Gjykata e Durrësit la në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin në datën 4 shtator, si dhe vendosi masën “detyrim paraqitje” për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin.

Kujtojmë që, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanosën me ‘sms’ kreun e FSHF-së.

Pas kësaj, shkuan në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë. /Telegrafi/

The post Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

19 September 2024 at 07:58

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të relativisht paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës së enjte fillimisht në pjesën veriperëndimore si dhe përgjatë vijës bregdetare. Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

I riu që spikati dhe u zgjodh deputet në moshën 29-vjeçare, kush ishte Gerti Bogdani

18 September 2024 at 15:39

Politikani i njohur Gerti Bogdani u nda këtë të mërkurë nga jeta në moshën 44-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Gerti Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta duke marrë edhe ‘Medalje Ari’.

Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në një universitet privat nëTiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ku kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 në Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani kandidon në zgjedhjet parlamentare dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, kur ishte vetëm 29-vjeç.

Në vitet 2010 ai ka qenë një nga të rinjtë më premtues në Partinë Demokratike, duke patur një aktivitet të vrullshëm politik dhe si drejtues i FRPD-së.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave.

Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe është babai i dy fëmijëve. /Telegrafi/

The post I riu që spikati dhe u zgjodh deputet në moshën 29-vjeçare, kush ishte Gerti Bogdani appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë papritur në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani

18 September 2024 at 13:19

Ditën e sotme ka ndërruar jetë, në moshën 44-vjeçare ish- deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një arrest kardiak.

Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e kishte fituar.

Gjatë kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai u zgjodh edhe zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Bogdani, në shtator 2015 ishte zgjedhur kryetar i IYDU, në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mbante një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post Ndërron jetë papritur në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani appeared first on Telegrafi.

Përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë, qeveria shqiptare miraton vendimin për indeksimin e pensioneve

18 September 2024 at 13:06

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, ka folur në lidhje me indeksimin e pensioneve.

Ai u shpreh se synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse dhe sfidë për qeverinë mbetet rritja e pensioneve, diskutimi për të cilin do të nisë në mes të muajit tetor.

“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.

Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e mbetur të 2024.

Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta. Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ai. /Telegrafi/

The post Përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë, qeveria shqiptare miraton vendimin për indeksimin e pensioneve appeared first on Telegrafi.

Plagosi dy persona se i rrahën nipin, lihet në burg Lulzim Rakaj

18 September 2024 at 11:43

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të miratojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Rakajn, të akuzuar për plagosjen e dy personave në Malësinë e Madhe, ngjarje e ndodhur më 15 shtator.

Pala mbrojtëse ka kërkuar masë sigurie më të lehtë, por kjo është refuzuar nga gjyqtari Albert Keraj. Në seancë, Rakaj ka deklaruar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi dyshonte se dy të plagosurit kishin armë.

Këtë variant Rakaj kishte deklaruar edhe gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit. Rakaj ka thënë se kishte shkuar për t’u sqaruar me dy personat që plagosi pasi ata disa ditë më parë i kishin rrahur nipin. Ai sqaron se ka pasur një debat mes tyre dhe tregon se ka nxjerrë armën pasi dyshonte se ishin të armatosur.

“Pak ditë më parë dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur, vetëm 13 vjeç. Di që më kanë goditur nipin i cili më tregoi për ngjarjen e ndodhur.Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri ndaj duke menduar se mund të më vrisnin qëllova ndaj tyre”, tha Rakaj.

Mëngjesin e së dielës, Lul Rakaj qëlloi me pistoletë dhe plagosi Besmir Çofin dhe Avenir Hasanajn, të cilët u dërguan në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori u largua më pas nga vendngjarja për t’u arrestuar disa orë më pas nga forcat speciale, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

The post Plagosi dy persona se i rrahën nipin, lihet në burg Lulzim Rakaj appeared first on Telegrafi.

Fredi Beleri sulmon Shqipërinë në fjalimin e tij të parë në PE: Vendi po i largohet vazhdimisht Evropës

18 September 2024 at 09:20

Fredi Beleri nisi të martën punën e tij në Parlamentin Evropian duke hedhur akuza ndaj Shqipërisë. Menjëherë pas lirimin ai ka shkruar ne Parlamentin Evropian ku dhe mbajti një fjalim ditën e djeshme.

Beleri tha se “fatkeqësisht Shqipëria po largohet vazhdimit nga Evropa” dhe se “situata aktuale në vend tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në ‘bomba totalitare’ mbi themelet e një shteti demokratik”.

“Me emocion të madh i drejtohem për herë të parë seancën plenare të Parlamentit Evropian. Një institucion, vendosmëria e të cilit rezultoi e aftë për të më zhbllokuar nga qelia shqiptare, ku qëndrova për 16 muaj.

Sot, jam këtu si një eurodeputet i pakicës greke që vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, por kam lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane. Fatkeqësisht, ky vend po largohet vazhdimit nga Evropa, në vend që t’i afrohet asaj.

Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik.

Kjo u bë edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet evropiane. Qeveria shqiptare e ka bërë shpesh krahun e saj Gjyqësor, gjë që e bëri jo vetëm në rastin tim, por edhe kreut të opozitës zyrtare.

Dhe Bashkimi ynë tani përballet me një oksimoron. Sa më e sigurt të konsiderohet mbështetja e saj për lidershipin e zotit Rama, aq më e fortë bëhet ndjenja antievropiane tek qytetarët e vendit.

Në Ballkanin Perëndimor, respekti ndaj Evropës duhet të jetë mënyra e vetme për anëtarësimin e shteteve kandidate. Çdo tërheqje do të nënkuptonte automatikisht humbjen e vlerave tona të përbashkëta”, tha ai në fjalën e tij. /Telegrafi/

The post Fredi Beleri sulmon Shqipërinë në fjalimin e tij të parë në PE: Vendi po i largohet vazhdimisht Evropës appeared first on Telegrafi.

❌
❌