Sulmet e Izraelit në Liban, IDF: Kemi vrarë komandatin e lartë të Hezbollahut
Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil.
“IDF eliminoi Ibrahim Aqilin, kreun e sistemit operativ të Hezbollahut dhe komandantin aktual të Forcave Radwan dhe udhëheqësin e planit të Hezbollahut për të pushtuar Galilenë”, tha ushtria në një deklaratë.
Sipas Sky News ushtria pretendoi se avionët luftarakë kishin kryer “bastisjen e saktë” në zonën e Bejrutit.
“Aqili dhe liderët që u eliminuan ishin ndër planifikuesit e planit të sulmit të Hezbollahut në Galile, i cili synonte të sulmonte qytetet e Galilesë dhe të vriste civilë në një mënyrë të ngjashme me atë që Hamasi terrorist kreu më 7 tetor”, shtoi ai.
Ai pretendonte se Aqil e kishte filluar karrierën e tij në Hezbollah në vitet 1980 dhe kishte qenë përgjegjës për sistemet operative të grupit që nga viti 2004.
“IDF do të vazhdojë të veprojë për të degraduar aftësitë e Hezbollahut, për të goditur atë dhe për të operuar në të gjitha frontet për të mbrojtur qytetarët e Izraelit”, thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensionet në Lindjen e Mesme, Hezbollahu lëshon 140 raketa në Izrael
- “Hezbollahu nuk kryen dot sulm masiv”, eksperti: Por Izraeli të përgatitet…
The post Sulmet e Izraelit në Liban, IDF: Kemi vrarë komandatin e lartë të Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.